• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Dogji 4 makina pas sherrit me të dashurin, dënohet me burg vajza nga Tirana

23 December, 2016
në Aktualitet
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Emri i 23-vjeçares Desara Mançellari u mediatizua në prill të vitit 2016, për shkak të përfshirjes së saj në një zjarrvënie të qëllimshme, me pasojë shkrumbimin e katër automjeteve në Tiranë, raporton “Panorama”.

Automjetet e dëmtuara u përkisnin familjarëve të një djali, me të cilin ajo kishte pasur një raport dashuror, por që ishte prishur.

Ky veprim e çoi të renë si të pandehur në Gjykatën e Tiranës për akuzën e “shkatërrimit të pronës me zjarr”. Dy ditë më parë, në përfundim të gjashtë seancave, gjykata shpalli vendimin përfundimtar duke e deklaruar të fajshme 23-vjeçaren.

Ajo u dënua me 3 vjet e 6 muaj heqje lirie, dënim që shkoi në 2 vjet e 4 muaj, për shkak se dosja u gjykua me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 prillit 2016. Në këtë orë, një zjarr i madh ka përfshirë katër automjete në rrugën “Kokonozi”, përkatësisht të markave “Audi”, “Volkswagen”, një rulotë dhe një kamionçinë, mjete në pronësi të shtetasit V.P., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, oficerët e policisë gjyqësore konstatuan mbetje të benzinës te mjetet e djegura, ç’ka ka ngriti dyshime për një zjarrvënie të qëllimshme. Ky fakt u konfirmua më pas edhe nga pamjet e një kamere sigurie pranë vendit të ngjarjes, ku shquhet një person i seksit femër me xhup, tuta dhe atlete, që ka spërkatur mjetet me lëndë djegëse dhe më pas u ka vënë flakën.

Ka qenë djali i pronarit të mjeteve, Filip P., ai që ka pasur dyshime se autorja mund të ishte Desara Mançellari, me të cilën ai kishte pasur një raport dashurie, që ishte në krizë në kohën kur ndodhi ngjarja. E reja Mançellari u hetua fillimisht në masën e sigurisë “arrest në burg”, por më pas kjo masë u lehtësua në “arrest shtëpie”.

Sipas Prokurorisë, gjatë deklarimeve të dhëna në fazën e hetimit, 23-vjeçarja ka shpjeguar marrëdhënien e saj me shtetasin Filip P., me të cilin kishte pasur një raport ndjesor.

“Gjithashtu, ajo shpjegon se pas ndarjes ka qenë nën presionin e shtetasit V.P. e F.P. për ta vazhduar lidhjen dhe për këtë, edhe janë takuar e kanë ndenjur në një lokal, ajo me këta të dy dhe kushërira e saj, lokal në të cilin kanë qëndruar deri në orën 7 të mëngjesit. Gjatë qëndrimit në lokal, ajo ka deklaruar se ka qenë nën presionin e tyre për t’u lidhur përsëri me Filip P.

Pas kësaj, ajo ka menduar që të frikësojë familjen e Filipit, që ata t’i qëndronin asaj larg dhe për këtë arsye ka menduar të djegë makinën e F.P. Për këtë qëllim ka blerë benzinë në një pikë karburanti, lëndë të cilën e ka hedhur në një shishe dhe më pas ka shkuar pranë banesës së F.P. ku, pasi ka spërkatur me benzinë makinën tip ‘Audi’ i ka vënë asaj flakën me një shkrepëse.

Pas kësaj ka shkuar në banesën e saj dhe rrobat që kishte veshur i ka vënë në lavatriçe për t’i larë, ndërsa atletet në vendin e tyre në korridorin e banesës”, thuhej në dosjen e Prokurorisë.

Paraardhëse

Basha: Edi Rama ka shtënë në dorë bixhozin në Shqipëri

Pasardhëse

PS shkarkon Kokëdhimën: Sa votuan pro dhe kundër

Pasardhëse

PS shkarkon Kokëdhimën: Sa votuan pro dhe kundër

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.