• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Do t’ia dalim”, mjeku Tritan Kalo iu jep qytetarëve 10 këshilla të reja: Ja si ta mundim kuçedrën COVID-19

15 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka dalë mëngjesin e sotëm me një tjetër mesazh të rëndësishëm për qytetarët. Kalo i orienton shqiptarët se si të fitojnë betejën me koronavirusin.

Duke publikuar foto me kolegët nga QSUT, Kalo iu premton qytetarëve se ekipi mjekësor do të rrezikojë jetën për ta, ndërsa iu kërkon të zbatojnë 10 këshilla jetike në këto ditë frike e paniku.

Mes të tjera, mjeku jep dhe një mesazh të fortë për politikën, teksa shkruan “NUK është aspak koha dhe nuk ka aspak vend për MILITANTIZËM PARTIAK të asnjë ngjyre….30 vite ishin të mjafta për të treguar pandershmërinë, papërgjegjëshmërinë dhe pangopësinë e kësaj klase/kaste/glase politiqenërish, të cilëve u besuam fatet e DEMON-KRACISË…..”.

Mesazhi i plotë i mjekut Tritan Kalo:

“DO TIA DALIM MBANË së BASHKU me JU…….NE punonjësit e Shërbimit Infektiv në QSUT “Nënë Tereza” JEMI NJË EKIP, një trup, një zë, një mëndje, një zemër dhe kemi vetëm e vetëm një qëllim: “SHPËTIMIN E JETËVE TUAJA duke VËNË NË RREZIK JETËT TONA”….

NE JEMI TË BARABARTË në mes TË BARABARTËVE, jo tre as katër as pesë por VETËM NJË EKIP i tërë mjekesh, specializantësh, infermjerësh, imazheristësh, farmacistësh, sanitaresh, administratoresh, barrelistësh…..

NJË ORKESTËR e MIRË-HARMONIZUAR në betejën ndaj tinzarit idhanak COVID-19…..BASHKËATDHETARË, ju duam shumë ndaj edhe ju lutemi:

1- TREGOHUNI të sinqertë në komunikimin me Autoritet Shëndetsore dhe ato Ligjzbatuese, në rast se vini nga zona tashmë mjaft të prekura nga Covid-19, sikundër janë Italia, Kina, Anglia, Gjermanija, Franca, etj.,

2- KUJDESUNI ndaj vetes dhe të afërmëve tuaj sidomos atyre të moshuar,

3- KUJDESUNI ndaj higjenës suaj dhe asaj të mjedisit ku jetoni,

4- QËNDRONI për disa kohë vetëm në mjediset tuaja shtëpiake,

5- USHQEHUNI shëndetshëm dhe me ato mundësi që keni,

6- REHIDROHUNI herë pas here me çajra e lengje nga më të ndryshmet,

7- VETËIZOLOHUNI kur keni edhe dyshimin më të vogël të kontaktit me persona të sëmurë nga Covid-19, sepse ndihmoni në mos përhapjen e tij, POR edhe në mos sëmurjen tuaj,

8- INFORMOHUNI me kujdes kur keni paqartësira, DHE mos bini pre e sharlatanizmave dhe e protagonizmave te rrejshme, që jo pak ngrenë krye në rrethana të tilla epidemike,

9- VETËMJEKIMI me Antibakterialë/Antibiotikë është i pakëshillueshëm,

10- QËNDRONI në kontakt me MJEKËT e FAMILJES, të cilët ju njohin mjaft mirë, dhe merni këshillat e tyre shumë të dobishme në raste të tilla…..MOS përdorni vend e pa vend nr. 127, duke ju krijuar munësinë atyre që vërtet kanë nevojë, të marin keshillat e duhura dhe ndihmën mjeksore në kohën e duhur…..

KJO ËSHTË NDIHMA më e madhe që mundet të na bëni në kësi rastesh……NUK është aspak koha dhe nuk ka aspak vend për MILITANTIZËM PARTIAK të asnjë ngjyre….30 vite ishin të mjafta për të treguar pandershmërinë, papërgjegjëshmërinë dhe pangopësinë e kësaj klase/kaste/glase politiqenërish, të cilëve u besuam fatet e DEMON-KRACISË…..

NËSE do të mundemi të nxjerim mësimet e duhura si popull, shumë shpejt do të na vijë koha për të korigjuar gabimet tona…TANI duhet vetëm e vetëm dashuri e përkushtim, besim reciprok e urtësi që tia dalim me sukses të mundim kulçedrën Covid-19….NE SË BASHKU ME JU DO TË FITOJMË!!!” – ka përfunduar ai.

Paraardhëse

Befasuese se kush janë transmetuesit më të shpeshtë të Koronavirusit

Pasardhëse

“Maska ime u mbush me lot”, infermieria rrëfen bisedën me një pacient me virusin korona

Pasardhëse

“Maska ime u mbush me lot”, infermieria rrëfen bisedën me një pacient me virusin korona

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.