• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Do të ndodhë përmbysja e madhe”, Ilir Meta paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare

17 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
158
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta në zgjedhjet e 25 prillit nuk pret thjesht një rotacion, por një përmbysje. Sipas Kreut të Shtetit, vendi ka nevojë për një përmbysje, në kuptimin më të mirë të fjalës.

“Për mua nuk është më i rëndësishëm rotacioni, sepse ai do të thotë më shumë ndryshim raportesh në qeverisjen e vendit. Vendi ka nevojë për një përmbysje, në kuptimin më të mirë të fjalës. Unë, e them shpesh koha e ndryshimit ka ikur që prej katër vitesh. Këto katër vite, që kemi kaluar kanë folur për një përkeqësim të rëndë të situatës, në funksionimin e shtetit të së drejtës.

Kemi parë një përkeqësim të situatës ekonomike dhe sociale, që përpara se të ndodhte pandemia. Ka një rritje të polarizimit shoqëror në vend. Kemi një rritje të jashtëzakonshme të borxhit. Ndërkohë kemi një rënie të ndjeshme të ardhurave për qytetarët shqiptarë, që do të thotë se ky borxh që është marrë ngrihet në nivele shumë të larta dhe nuk ka shërbyer as për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe as për të luftuar varfërinë. Ky borxh ka shkuar në interes të grupeve të përzgjedhura të sipërmarrësve, të cilët kanë vazhduar të fitojnë koncesione tepër të dyshimta.

Në këtë drejtim, jemi në një situatë ku vetë mosçelja e negociatave me Bashkimin Europian tashmë për një kohë të gjatë, tregon për krizën, jo thjesht për stanjiacionin. Është momenti për një ndryshim të fortë dhe të qartë të vendit, që do përcaktojë një rrugë të qartë europiane, dhe kjo arrihet vetëm përmes një ndryshimi.

Unë, mendoj, që në tërësi populli shqiptar kërkon një ndryshim të fortë edhe të qartë. Treguesi i shifrave të largimit të shqiptarëve, sidomos i të rinjve nga vendi është alarmues. Mos harrojmë se, është rritur shumë. Sidomos cilësia e qytetarëve dhe e të rinjve që largohen. Nga Shqipëria po ikën, jo vetëm mosha më aktive e popullsisë, por njëkohësisht edhe intelektualët, të rinjtë shumëmirë të arsimuar apo ata që janë në punë të mirëpaguara dhe me një nivel të mirë të jetesës. Kemi të bëjmë me një mungesë shprese dhe pasiguri, që duhet të marrë një përgjigje përmes 25 prillit”, – u shpreh Presidenti.

Presidenti Meta i bëri thirrje shqiptarëve që të ndëshkojnë me votë ata që i kanë gënjyer.

“E para, duhet të shkojnë të votojnë sepse aty është forca e tyre. Pa pjesëmarrje nuk ke të drejtë të kërkosh llogari dhe t’i ankohesh askujt nesër.

E dyta, është një mënyrë për të ndëshkuar ata, që të kanë gënjyer. Në mënyrë që edhe ai tjetri, që do të zgjidhet nesër, ta kuptojë se e pret ndëshkimi në rast se luan nga premtimet me qytetarin, me besimin, me jetën, me pronën dhe fëmijët e tij.

Jam i bindur, që qytetarët e kanë kuptuar se shpëtimi dhe zgjidhja janë vetë ata”. – tha Meta për News24.

Paraardhëse

Basha uron kreun e ri të CDU: Presim të vijojmë punën për integrimin e Shqipërisë në BE

Pasardhëse

Surpriza: Ish-këshilltari i Edi Ramës del në krah të Monika Kryemadhit, ja emri

Pasardhëse

Surpriza: Ish-këshilltari i Edi Ramës del në krah të Monika Kryemadhit, ja emri

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.