• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Do të ketë shumë gra”, analisti i njohur parashikon çfarë pritet të ndodhë me qeverinë e re të Edi Ramës

31 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
92
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në ditët në vazhdim pritet që kryeministri Rama të shpallë emrat e rinj të qeverisë së tij të re. Analisti Agim Baçi shprehet se nuk ka priotshmëri të mëdha për qeverinë ‘Rama 3’. Sipas tij, qeveria e re do të jetë vazhdim i qeverisë së shkuar.

“Me kompromiset që ka bërë Rama për të qenë në pushtet, me marrëveshjet që ka bërë me klientët e tij që janë gati personal, besoj se nuk do të kenë shumë rëndësi emrat që do të vërë në qeveri. Besoj se do të ketë shumë gra se mendon që i ka në kontroll dhe nuk e kundërshtojnë. Jo se ka pasur kundërshtime nga burrat por besoj se do të ketë tërësisht një qeveri në vazhdimësinë e asaj që ka pasur deri më sot.

Mund të ndryshojë radhët e këtyre gjërave në qeverisjen e zotit Rama vetëm nëse do të funksionojë SPAK dhe reforma në drejtësi ku do të kemi hetime në lidhje me akuzat që janë bërë. Përndryshe do të kemi një qeveri që do të thellojë hendekun e të keqes, do të thellojë borxhin, do të thellojë varfërinë dhe do të jemi përballë realitetit që shumica e shqiptarëve do të duan prapë të ikin nga vendi.”, – tha Baçi.

Sa i takon strehimit të afganëve në vendin tonë, Baçi thotë se Rama e përdor këtë çështje humanitare për të mbuluar probleme të mëdha që ka vendi si krimi dhe korrupsioni te zyrtarët e lartë.

“Italia deri sot ka pritur mbi 5 mijë afganë dhe nuk ka dalë kryeministri në aeroport, as kryeministrat e tjerë, vetëm kryeministri jonë që do të bëjë PR e madh për qeverisjen e tij, do të ndryshojë të gjithë akuzat që bëjnë ndërkombëtarët në lidhje me krimin dhe korrupsionin që ka në Shqipëri nga zyrtarët publikë, do ta kurojë kozmetika e madhe që Rama kërkon të bëjë me afganët. Ne do ti marrim, i do SHBA, është aleati ynë, do ta bënte dhe një kryeministër i djathtë. Por është e shëmtuar kjo lloj këmbëngulje e Ramës për tu bërë kaq ekzotik për ndërkombëtarët. Nuk mund të jetë kaq i kujdesshëm për afganët dhe kaq i pakujdesshëm për shqiptarët që ikin çdo ditë.”, – tha Baçi.

Paraardhëse

Basha godet Berishën në mbledhjen e Këshillit: Ndryshimet kushtetuese të 2008 të gabuara, nuk ndihmuan në përmirësimin e demokracisë

Pasardhëse

Kryeministri Rama udhëton drejt Sllovenisë, kush është ministrja që do e shoqërojë. Zbardhet arsyeja e vizitës dy ditore

Pasardhëse

Kryeministri Rama udhëton drejt Sllovenisë, kush është ministrja që do e shoqërojë. Zbardhet arsyeja e vizitës dy ditore

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.