• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Do të ketë përmbysje të madhe”, Ngjela paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare, tregon çfarë mund të ndodhë në 25 prill

8 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
312
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka bërë një analizë lidhur me zgjedhjet e 25 prillit. “Vjedhësit e parave të shqiptarëve kanë qenë gjithmonë edhe vjedhësit e mëdhenj të votave”, shkruan Ngjela. Avokati shton se në rast se krerët politikë nuk do i përgjigjen Amerikës për lista të pastra, kjo e fundit do të ndërhyjë dhe do i nxjerrë me emra.

Postimi i Ngjelës:

“Vjedhësit e parave të shqiptarëve kanë qenë gjithmonë edhe vjedhësit e mëdhenj të votave.

l.

Duke u nisur nga ky fakt, pyetja është kjo:

Çfarë do të ndodhë në Shqipëri në procesin e zgjedhjeve të 25 prillit?

Vjedhësi fjalët edhe i ndërron, por zanatin nuk e harron.

Prandaj, kush do t’i ndalojë këta vjedhës që të mos veprojnë?

Deri tani askush.

Por, kjo ka vetëm një zgjidhje historike kombëtare: dhe ajo është në dorë te SPAK-ut.

Këtu në fakt është përqendruar e gjithë loja, dhe këtu qëndron edhe frika e kurrupsionit të lartë shtetëror. Gjithmonë me pyetjen që ata ngrenë me trembje në çdo çast të ditës: a do të fillojë SPAK-u goditjen kundër nesh?

ll.

Kjo pyetje është e rëndë për ata që e bëjnë. Nëpër situata të tillë, të korrupruarit e identifikuar, nëpër vendet evropiane që kanë bërë reforma antikorrupsion, goditja ka qenë e behtë. Ajo ka ardhur si një rrufe në qiell të pastër. Në disa vende, reforna antikorrupsion ka zhvendosur të gjithë liderët kryesorë të partive të mëdha që kanë qeverusur nënë 20 vjet rresht. Një shembull elokuent, që e njeh mirë edhe opinioni publik shqiptar, është reforma në Itali, e cila, si pasojë e goditjes penale në figurat kryesore, shkatërroi krejtësisht Partinë Demokristiane me eliminimin e të gjithë liderëve historikë, nën akuzën për korrupsion ose si lidhje me krimin e organizuar.

Po në Shqipëri, si do të zhvillohen këto ngjarje antikorrupsion tani që reforma antikorrupsion i ka nxjerrë organet speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit?

lll.

Këtë po presin me ankth të gjithë shqiptarët, të cilët, masivisht, kanë të drejtë kur thonë se nuk do të shkojnë në zgjedhe.

Po cila është arsyeje më bindëse për abstenimin masiv të tyre në zgjedhjet e prillit të këtij viti?

Kjo tani po duket qartë te kërkesa e politikës amerikane, e cila, me anë të ambasadores në Tiranë, Yuri Kim, po kërkon që të inkriminuarit nuk duhet të jenë në listat zgjedhore të deputetëve të çdo partie.

Po, cilët janë këta të inkriminuar?

Këta sigurisht që janë emrat që, të dy partive të mëdha, ua ka dhënë politika dhe diplomacia amerikane, të faktuara me prova.

Po Partia Socialiste dhe Partia Demokrarike, si i janë përgjigjur politikës amerikane?

Deri tani nuk i janë përgjigjur. Por, ata e dinë se çfarë po heqin brenda tyre.

Po në rast se partitë nuk pranojnë të heqin nga lista të inkriminuarit, a do t’i shpallë me emra këta të inkriminuar Uashingtoni nëpërmjet qarqeve të larta të politikës amerikane? Sigurisht që duhet t’i shpallë.

Por, jo vetëm kaq: për këtë ka nevojë që, me anë të Zërit të Amerikës, politika amerikane duhet t’i drejtohet opinionit publik shqiptar me thirrje për abstenimin masiv në këto zghedhje.

Por, a mund ta bëjë këtë politika amerikane?

Sigurisht që po, sepse kështu ndihmon shqiptarët, si anëtarë të NATO-s, që të shpëtojnë nga krimi. Çdo denoncim i krimit shtetëror në favor të shqiptarëve, është me vlerë historike për Shqipërinë.

Por, nëse politika amerikane e bën këtë, si do veprojnë shqiptarët në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit?

Sigurisht që do të abstenojnë me refuzimin e tyre, për të mos votuar.

Po nëse abstenimi është masiv, çfarë ndodh?

Mbaron jeta e abuzuesve shtetërore në Shqipëri. Do të ketë përmbysje të madhe të menjëhershme.

Gjithësisi, duhet pritur se si do të precipitojnë ngjarjet…”, ka shkruar Ngjela.

Paraardhëse

Atdheu bën për të qarë Arjan Konomin, cila ishte surpriza që e emocionoi

Pasardhëse

Kryemadhi: “Nuk i marr parasysh këshillat e Yuri Kim”, ja pse futa në lista ish-këshilltarët e Metës

Pasardhëse

Kryemadhi: “Nuk i marr parasysh këshillat e Yuri Kim”, ja pse futa në lista ish-këshilltarët e Metës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.