• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Do të japë dorëheqje nga posti i zv.ministrit”, kush është politikani i njohur që jep dorëheqje

30 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
253
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Me të ardhur në Kryeministri, Albin Kurti, kishte vendosur që Enver Dugolli të jetë numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes, pasi ky i fundit nuk kishte arritur të siguronte votat e mjaftueshme për deputet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Por, nuk kaluan më shumë se katër ditë nga emërimi i tij, KQZ-ja vendosi sot që ai të jetë njëri nga zëvendësuesit e deputetëve që u emëruan ministra. Kjo ka bërë që Dugollit t’i mbetet të zgjedh mes të dy pozitave të rëndësishme.

Mirëpo, ai tashmë veçse ka vendosur se cilën pozitë do ta mbajë. Në një deklaratë për Gazetën Express, ai tha se do ta mbajë pozitën e deputetit dhe jo atë të zëvendësministrit.

“Unë tash e mora vesh edhe lajmin. Natyrisht që do të përcaktohem për pozitën e deputetit për shkak se kam garuar në listën e VV-së dhe e shoh veten në Kuvendin e Kosovës”.

I pyetur se kur do ta njoftojnë largimin e tij nga Ministria e Mbrojtjes, Dugolli theksoi se do ta ndërmarr këtë hap për t’u bërë pjesë e Kuvendit.

“Patjetër që do të bëj dhe do të ndërmarr hapat e duhur edhe të nevojshëm që t’i hap rrugë rrugëtimit tim në Kuvend si deputet i kësaj legjislature”, – ka shtuar.

E për fokus si deputet, Dugolli tha se do ta ketë fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes

“Meqë kam ‘background’ ushtarak dhe dal nga ministria e Mbrojtjes . Fokusi im kryesor do të jetë avancimi i politikave të mbrojtjes dhe të sigurisë, në mbështetje të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së”, – ka deklaruar Dugolli.

Ndërkohë kryeministri Kurti më 27 mars të këtij viti ka marr vendim për emërimin e katër zëvendësministrave, ndër ta edhe Dugolli.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në javën e parë të marrjes së detyrës i ka emëruar katër zëvendësministra, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në plotësimin e synimeve dhe përgjegjësive të tyre. Zëvendësministrat e emëruar janë: Z. Hysen Durmishi, zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës . Enver Dugolli, zëvendësministër i Mbrojtjes Z. Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë Z. Ilir Aliu, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve”, – thuhej në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.

Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese lidhur me zëvendësimin e deputetëve, ka bërë që KQZ-ja të rishqyrtojë edhe një herë rekomandimet për kandidatët e radhës për deputetë, pas kërkesës nga ushtruesi i detyrës së Presidentit.

Zëvendësimi i deputetëve sipas votave dhe jo sipas gjinisë (bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese) ka sjellë ndryshim të emrave të kandidatëve që rekomandohen për zëvendësimin e deputetëve që u bënë ministra.

Nga Lëvizja Vetëvendosje do të jenë dy emra të rinj, Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli, të cilët do të zëvendësojnë dy deputetë që u bënë ministra.

Në vend të Mustafës dhe Dugollit, në fillim ishin Yllza Hoti e Gresa Bytyqi.

Paraardhëse

Ekspertët e njohur tregojnë arsyen e fortë pse duhet ta konsumojmë mollën herët në mëngjes, për të nisur ditën shëndetshëm

Pasardhëse

Shpërthen Dritan Abazoviç, reagon ashpër ndaj deklaratës së ministrit të Drejtësisë: Në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid

Pasardhëse

Shpërthen Dritan Abazoviç, reagon ashpër ndaj deklaratës së ministrit të Drejtësisë: Në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.