• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

“Do na pushkatonin”, Albatros Rexhaj rrëfen momentin më të frikshëm: Na rreshtuan tek muri dhe nxorën pushkën, fola serbisht

20 May, 2024
në Rozë
0
150
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Albatros Rexhaj i ftuar në rubrikën “Galeri” tek e Diell ka rrëfyer një nga ngjarjet më të frikshme të jetës së tij, kur u gjenden para disa ushtarëve serbë të cilët ishin gati ta pushkatonin atë para një muri së bashku me disa shokë të tij.

Ed Manushi: Ti ke patur një moment të rëndësishëm në jetën tënde që lidhen me ngjarjet e Kosovës. Ke qenë gati në një moment kritik për jetën sepse ke qenë i arrestuar nga serbët.

Albatros Rexhaj: Ka qenë pak më ndryshe, ka qenë fshati Hade. E kam përshkruar në një prej gjërave që kam shkruar, ky fshat nuk ekziston më. Unë marr rrugën me disa të tjerë në 29 ose 30 korrik të vitit 1998. Asokohe zhvilloheshin luftime të mëdha mes forca serbe dhe UÇK-së. Në atë zonë ishin bërë luftimet dhe ne thamë hajde po kalojmë kësaj rruge. Kishim nja dy veta që ishin të bindur që nuk do kishte persona të policisë serbe se është zona jonë. Duke ecur me makinë ata na dalin prej dy anëve, kanë qenë me maska, vijnë drejt makinës. Në ato momente më punon instinkti, ishte verë, xhamat ishin të hapur dhe i them këtyre mbrapa ngrini duart, vendosini në xham. Unë bërtas në serbisht, i them mos gjuani, mos gjuani. Kur ata më dëgjojnë mua serbisht ndalen. Unë kam folur serbisht rrjedhshëm. Thonë dilni nga makina.

Kur dalim nga makina na shohin 4 djem të rinj, vetëm njëri ishte pak në moshë. Na marrin, ishin në ankth luftime, nuk kishin logjikë, në mendjen e tyre ne ishim armiku. Na marrin dhe ka qenë një mur me bllok betoni dhe na rendisin pas murit. Humbëm aty, e vetmja gjë që mua më vjen, flas e bërtas gjatë gjithë kohës në serbisht. Në atë kohë serbishtja ime ishte shumë e mirë, nuk dallohesha që isha shqiptar. I thashë që kemi humbur rrugën dhe në moment ata thonë kush je ti? Çfarë kërkoni këtu? Dhe kur fillon ai të më kthejë përgjigje unë çlirohem. I thashë kemi humbur rrugën dhe fillon më shan, më thotë nuk gjete rrugë tjetër, po më gënjen. Ju jeni UÇK etj etj. Unë i thashë jam i Prizrenit. Të thojë në atë kohë jam i Prizrenit, jemi më të butë, qytetarë etj etj. Kur na i merr dokumentet, e vërteton që isha nga Prizreni. Kur u futëm në diskutim, ma ka futur një shpullë, na kapën na rrahën, unë isha shumë i lumtur që mori këtë rrjedhë. Kush e mendonte atë të rrahurën, vetëm ikëm. Ka raste që natën më kujtohet si histori dhe përfundon në një skenar ndryshe.

Paraardhëse

Si do jetë marrëdhënia jashtë me Heidin, Romeo Veshaj: Dua një bebe, të gëzoj mamin dhe babin

Pasardhëse

Martesa e dy vajzave në Bashkinë e Tiranës, reagon Kisha Katolike: Është kategorikisht e ndaluar

Pasardhëse

Martesa e dy vajzave në Bashkinë e Tiranës, reagon Kisha Katolike: Është kategorikisht e ndaluar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.