• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme

29 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
60
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Spartak Ngjela shkruan se korrupsioni që po sundon sot në Shqipëri është në të vërtetë një e keqe shumë e madhe.

Postimi i Ngjelës:

“Korrupsioni i lartë shtetëror është një e keqe e madhe, në dhe për çdo vend ku ai kalon.

Dhe ja pyetjet që ngrenë shqiptarët sot:

Çfarë do të bëjë SPAK për reformën antikorrupsion në Shqipëri ?

A është i vendosur SPAK t’i shpëtojë shqiptarët dhe Shqipërinë nga e keqja që i ka pllakosur në dekada?

Kurrë mos e mendoni korrupsionin dhe grabitjen në sistem, që po sundon sot në Shqipëri, një fenomen të lehtë të së keqes, se kjo, në të vërtetë, është një e keqe shumë e madhe. Lufta kundër së keqes, e cila e ka pushtuar një shoqëri për dekada të tëra, sikundër që ka pushtuar sot edhe shqiptarët, nuk është një vepër e lehtë: historia na ka mësuar që, kjo e keqe, është shumë e vështirë për t’u mposhtur, sepse keqbërësit drejtojnë shtetin dhe kanë forcën e tij në duart e tyre .

Po le ta fillojmë analizën tonë me Sokratin.

l.Ja çfarë na tha Sokrati në apologjinë e tij të famshme, gjatë gjyqit që e dënoi atë me vdekje, në vitin 399 p.k.:

“O qytetarë! Njeriu ndoshta nuk e ka të vështirë të shpëtojë nga vdekja; por shumë e vështirë është për të që të shpëtojë nga e keqja, sepse ajo vepron më shpejt se vdekja”

Dhe e keqja për të cilin ai foli, ishte korrupsioni i lartë shtetëror – dhe, prandaj, e keqja, sigurisht që, për fatin e tij të keq, veproi më shpejt se vdekja…

Megjithatë, shqiptarët sot po e presin shpëtimin nga e keqja korrupsion.

Por, në këto momente na duhet të theksojmë se, për të larguar të keqen që ka pllakosur një shoqëri, duhet të krijohet energji morale.

Çelsi i suksesit, është energjia morale, term ky i konceptualizuar nga Ëeber dhe Durkheim, dy filozëfë të mëdhenj te etikës, që e trajtuan energjinë morale si një motivim të brendshëm të individit dhe si një aspiratë të shoqërisë për të mposhtur të gabuarën. Dhe kjo, gjithmonë në funksion të së drejtës, dhe me anë të principit të së vërtetës. E keqia duhet të ndëshkohet me një ligj të drejtë. Dhe ky, realisht është një proces i një moraliteti të lartë.

ll. “E keqja vepron më shpejt se vdekja”, na tha Sokrati ditën e fundit të jetës së tij. Prandaj, goditja e saj shoqërore është një proces i rreptë ligjor, për të shpëtuar shoqërinë e për ta çuar atë drejt prosperitetit.

Moraliteti i lartë, kur vendoset me proces ligjor në një shoqëri, brenda këtij procesi, realisht krijohet një energji e madhe morale, por kjo energji, atje ku sundon e keqja, ka një kusht të sajin: ajo duhet të gjejë rrugën e përshtatshme të veprimit të saj energjitik.

Ja, kjo na duhet sot më shumë se çdo gjë tjetër ne shqiptarëve.

Prandaj…

Korrupsioni shtetëror, që ka rraskapitur shqiptarët, shkatërrohet vetëm me dënimin e keqbërësve nëpër procese gjyqësore, të drejtë dhe të moralshëm. Dhe, nëse po flasim për energji morale, pikërisht kjo është energjia morale që i jepet shoqërisë; sepse, kur sheh dënimet e keqbërësve të saj, shoqëria krijon optimizëm dhe aspiratë për drejtësi. Ky optimizëm dhe kjo aspirat, do të krijojë edhe te ne, historinë normale të Shqipërisë

Pikërisht këtë po presin shqiptarët sot nga SPAK dhe nga politika amerikane që po drejton me ekspertizë reformën antikorrupsion në Shqipëri.

Dhe shqiptarët po presin…”-shkruan Ngjela.

Paraardhëse

“Të bashkohemi”, Rama-vendeve të rajonit: Boll më, na ftuan, s’na ftuan

Pasardhëse

E mohuan lidhjen, Mevlani dhe Aristela fotografohen bashkë (FOTO)

Pasardhëse

E mohuan lidhjen, Mevlani dhe Aristela fotografohen bashkë (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.