Pak kohë më parë mjeku Artan Koni u prezantua nga drejtuesi i Nismës Thurje, Endri Shabani si kryesues i listës për deputet të kësaj lëvizjeje në qarkun e Durrësit.
Mirëpo sot, Koni ka njoftuar publikisht se është tërhequr nga kandidimi si deputet.
“Mendoja të kandidoja me Nismën Thurje. Mendoja para shumë muajsh. Kur ishte shoqëri civile. Kur u kthye në parti, pash që shumë gjëra ndryshuan dhe u tërhoqa. Mendoj se nuk është e përshtatshme për njerëz si unë”, tha Koni për News24.
Si mjek, ai foli për orën policore dhe tha se ajo nuk ka asnjë kuptim dhe Komiteti duhet ta heqë.
“Unë mendoj se Komiteti po sillet sikur jeton në hënë, jo në Shqipëri. Me këto mitingje, nga PS, PD, LSI, etj, unë mendoj se nuk ka asnjë vlerë ora policore. Për mua ora policore duhet hequr. Për çfarë shërben ora policore, për të dëmtuar biznesin, për të dëmtuar psikologjinë e përgjithshme qytetare…?”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post