• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Do jenë kandidatë për deputetë me 25 Prill, këto janë 10 finalistët e parë të përzgjedhur përmes platformës “Deputeti që duam” në PS (EMRAT)

28 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
273
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në kuadër të procesit “Deputeti që Duam” kryeministri njëherësh Kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Taulant Balla dhe drejtuesi politik i Qarkut Tiranë për zgjedhjet e 25 Prillit, Erion Veliaj zhvilluan një takim me një pjesë të finalistëve të cilët pritet të jenë kandidatë për deputetë për të përfaqësuar Partinë Socialiste në Parlamentin e ardhshëm.

Disa prej prurjeve të reja përmes platformës “Deputeti që Duam” të cilët mbajtën fjalën e tyre duke dhënë edhe arsyet e ardhjes në Partinë Socialiste dhe hyrjes në politikën aktive ishin: Dhora Dajko, Kabir Fishta, Albana Hana, Bardhyl Kollçaku, Alfred Muharremi, Erjola Hoxha, Shpresa Marnoj, Gerta Duraku, Jona Liqezja, Shkëlqim Bullari, Keida Ferra.

Një prej finalisteve, është Dhora Dajko e cila vjen nga Maliqi është diplomuar në degën e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës

Një tjetër finalist, Kabir Fishta nga qyteti i Shkodrës i diplomuar në Zvicër është shprehur se prioritet i tij do jetë kërkesa ndaj qeverisë për të shtuar vëmendjen edhe më shumë ndaj qytetit të tij të lindjes.

“Kam përfunduar studimet në Zvicër. Një nga prioritetet kryesore të miat është kërkesa ndaj qeverisë për të shtuar vëmendjen ndaj qytetit të Shkodrës sepse ka një potencial të jashtëzakonshëm”, tha Fishta.

Albana Hana nga qyteti i Elbasanit, një tjetër finaliste, e cila ka studiuar për Shkenca Sociale dhe Drejtësi në Universitetin e Tiranës, doktorante në fushën e drejtësisë në Universitetin e Hamburgut. është shprehur në fjalën e saj se: “Unë dua ti bashkohem skuadrës së Partisë Socialiste sepse besoj se kjo forcë politike ka vullnetin e duhur për ta çuar përpara vendin”.

Alfred Muharremi nga qyteti i Tiranës, i cili ka përfunduar studimet për Menaxhim Bankar është shprehur se: “Vij nga fshati SOS, angazhimi im politik është të jap kontributin tim përmes politikave sociale.”

Erjola Hoxha nga qyteti i Patosit e cila ka përfunduar studimet për Financë-Kontabilitet, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe e Drejtë Publike në Universitetin e Tiranës tha se: “Jam shpresëplotë për të ardhmen ndaj zgjodha Partinë Socialiste”.

Bardhyl Kollçaku, ish Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, nga Berati është shprehur se: “Vij në Partinë Socialiste për ti dhënë zë çdo qyetari të Beratit për të materializuar projekte nga më të ndryshmet.”

Shpresa Marnoj nga Kurbini ka kryer studimet në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë është shprehur: “Kam dëshirë të jap kontributin tim personal në politikë përmes Partisë Socialiste.”

Greta Duraku nga qyteti i Kukësit është një tjetër e përzgjedhur përmes platformës “Deputeti që duam” është shprehur se: “Synimi im kryesor është ti jepet përparësi sektorit të turizmit në Kukës falë pasurive dhe bukurive të tij natyrore.”

Jona Liqejza nga qyteti i Shkodrës, diplomuar në Vjenë për Ekonomi, është shprehur se: “angazhimi në politikë është një hap të cilin e hedh për ti dhënë zë qytetarëve të mi dhe ti jap zgjidhje problemeve të tyre. Besoj se jam në një forcë politike si Partia Socialiste që ka vizionin e duhur për ti realizuar.”

Keida Ferra nga qyteti i Durrësit ka përfunduar studimet e Larta në Universitetin e Shkencave të Natyrës, dega Matematikë është shprehur se: “Partia Socialiste përmes platformës ‘Deputeti që Duam’ më dha mundësinë të bëhem pjesë e politikës përmes të cilës dua të kontribuoj sa më shumë për qytetin tim.”

Paraardhëse

Saimir niset për në Gjermani, po Merin qëndron në Shqipëri

Pasardhëse

Paloka diskutim me anëtaret e LDG-së: Do e fusim Shqipërinë në shtegun e zhvillimit

Pasardhëse

Paloka diskutim me anëtaret e LDG-së: Do e fusim Shqipërinë në shtegun e zhvillimit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.