• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Dje ai dha shfaqjen më të shëmtuar kundër vetes’, Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e presidentit Meta

13 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
365
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela përmes një reagimi në Facebook ka analizuar sjelljen e presidentit Meta në zyrat e FRD ku u përplas me Policinë Bashkiake. Sipas avokatit ai dha dje shfaqen më të shëmtuar kundër vetes dhe kjo vjen nga frika se ai ndihet i kërcënuar nga reforma antikorrupsion që mund të sjellë edhe prangosjen e tij.

Postimi i plotë i Ngjelës:

“Meta po e thellon marrëzinë e tij.

Tragjedia e tij personale si i kërcënuar nga antikorripsioni, po reflekton në një komedi kundrejt syrit të shqiptarëve. Por, a mund të tolerohet ligjërisht marrëzia e Presidentit të Republikës?!!

l.

Shqiptarët po presin denoncimin emëror të Uashingtonit për korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri, dhe të atyre që nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. Por, pikërisht për këtë shkak, në këtë kohë të trazuar antikorrupsion, po thellohet marrëzia Meta.

Dje ai dha shfaqen më të shëmtuar kundër vetes.

Është i njohur ky sindrom marrëzie shekullor i pushtetarit të lartë që është kapur në korrupsion apo në krim, dhe që pret ndëshkimin me burg. Ky quhet Sindromi i Burgosjes së Afërt.

Ky sindrom shoqërohet me frikë çorientuese që krijojn depersonalizim dhe një delir force që i vjen të sëmurit mendor nga frika e burgosjes, dhe, në marrëzi, ky individi kërcënon me një “forcë” që nuk e ka aspak.

Ja, ky është Meta që po shfaqet aktualisht.

Ka shumë të tillë në histori. Dhe kjo është arsyeja që Meta tani po flet përçart… ka frikë, dhe kërcënon nën sindrom, por shpejt, për të gjitha këto shfaqje marrëzie që ai ka dhënë, do të shkruhen romane, fejtone, pjesë humoristike, dhe, sigurisht që do të shkruhet edhe një histori e trishtë për “veprat” makabre të të korruptuarëve të lartë në Shqipërinë e 30 vjetëve të fundit.

Do të shkruhet shumë për vuajtjen shqiptare nga monstra të tilla, sidomos në këta katër vjetët e fundit që, pikërisht këta të korruptuar, janë të kërcënuar nga antikorrupsioni dhe goditja e krimit të organizuar.

ll.

Në këtë kohë, shikoni ngjarjet, se nuk është vetëm marrëzia Meta… ngaqë ka edhe të tjerë që do shfaqen.

Shenjat janë, që, tragjedia e gjatë e shqiptarëve po përfundon me një komedi.

Ndërsa gëzimi i likuidimit të bandave politike në Shqipëri, do të sjellë gëzim të madh shoqëror, dhe letërsia do ta shoqërojë këtë gëzim me komeditë e shumta që do të tallen me mediokritetin dhe marrëzitë e të korruptuarëve të lartë në Shqipëri.

Të gjithë këta, njerëz të rëndomtë që morën një pushtet politik, të ndihmuar edhe nga vendet kufitare antishqiptare, madje edhe më tej, por që iu sollën shqiptarëve, pas tiranisë Hoxha, fenomenin më negativ të historisë së Shqipërisë.

Erdhi fundi i të korruptuarëve të lartë, por marrëzia e tyre do të vijojë të shfaqet si komedi. Si ajo Marrëzia Meta që shqiptarët panë dje gjate gjithë ditës.” -shkruan Njgela.

Paraardhëse

Këngëtarja Fjolla Morina nuk merakoset fare se është në kërkim nga policia, takohet me aktorin e famshëm të Hollywood-it (FOTO)

Pasardhëse

Veliaj zbulon prapaskenat e listës së për Tiranën: E kam kundërshtuar Ramën për disa emra

Pasardhëse

Veliaj zbulon prapaskenat e listës së për Tiranën: E kam kundërshtuar Ramën për disa emra

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.