• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Djali tregon pse kryen vrasjen e babait: Ishte i padurueshëm në familje. Nuk kishim rrugë tjetër

24 February, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
319
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

24-vjeçari Hysen Meta i ka treguar Policisë së Durrësit të gjithë dinamikën e vrasjes së babait të tyre Pëllumb Meta 50 vjeç, që u ekzekutua më 10 Shkurt 2024 nga fëmijët e tij në shtëpinë e tyre në Shënavlash.

Tvklan ka siguruar dëshminë e Hysen Metës para grupit hetimor, i cili akuzohet si personi kryesor që ka shkrepur armën.

Sipas tij, krimin e kishin planifikuar dhe vendosën ta realizonin ditën e shtunë më 10 Shkurt.

Ai thotë se e kishte planifikuar bashkë me motrën Hygerta Meta 19 vjeç, ndërsa vëllai tjetër 22-vjeçar ndihmoi në fshehjen e kufomës.

Hysen Meta ka përjashtuar të ëmën nga përgjegjësia penale, duke thënë se ajo nuk kishte dijeni për krimin.

“Vrasjen e kishim planifikuar më herët së bashku me motrën. Vendosëm për ditën e shtunë (10 Shkurt) sepse ishim të gjithë pushim. Babi ndodhej në një nga dhomat e shtëpisë i shtrirë. Në shtëpi ishim vetëm unë, motra dhe vëllai tjetër. Mami po merrej me punët jashtë shtëpisë. Më herët kishim siguruar të gjithë materialet që na duheshin për të mbështjellë trupin. Unë e qëllova babin katër herë në trup. Aty ishte dhe motra, ndërsa vëllai i vogël hyri në dhomë vetëm pasi dëgjoi të shtënat. Nuk u ndikuam nga situata dhe të tre vepruam për ta mbështjellë dhe groposur. Dy ditë më pas (12 Shkurt) lëviza makinën e babit drejt pishave në sektorin Rinia. Në kthim më mori vëllai. Donim që të besohej zhdukja e tij. Më pas më 13 Shkurt vendosa të denoncoj zhdukjen e babit. Babi ishte autoritar dhe i padurueshëm në familje. Nuk kishim rrugë tjetër. Mami nuk ka pasur dijeni për ngjarjen”, ka deklaruar Hysen Meta.

Policia e Durrësit ka arrestuar 3 fëmijët e Pëllumb Metës për vrasjen. Hysen Meta 24 vjeç akuzohet se ka shkrepur armën, vajza Hygerta 19 vjeç që ka qenë pjesëmarrëse në organizim dhe në krim, ndërsa djali tjetër 22-vjeçar për fshehjen e kufomës.

Bashkëshortja e viktimës është proceduar dhe po hetohet në gjendje të lirë dhe akuzohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e krimit.

Shkak i ngjarjes së rëndë në familje kanë qenë konfliktet e vazhdueshme dhe se viktima donte të fejonte vajzën Hygerta me një djalë të cilin ajo nuk e pëlqente.

Paraardhëse

Shqipëria përzgjidhet destinacioni më i mirë në Europë për vitin 2023

Pasardhëse

Arrestimi i protestuesve të 20 shkurtit: Paralajmëron Berisha: Për çdo torturë, do të përballeni nesër me ndëshkim ekzemplar

Pasardhëse

Arrestimi i protestuesve të 20 shkurtit: Paralajmëron Berisha: Për çdo torturë, do të përballeni nesër me ndëshkim ekzemplar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.