Aktori dhe këngëtari Bes Kallaku ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve me projektin e tij më të fundit muzikor, një këngë mjaft personale që ngjan me një rrëfim të hapur për ulje-ngritjet e jetës së tij.
Menjëherë pas publikimit, rrjeti ka nisur të ziejë nga aludimet se disa prej rreshtave më pikantë të tekstit i dedikohen drejtpërdrejt ish-bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezaj.
Përmes vargjeve, Besi prek ndarjen, fjalët e thëna lart e poshtë dhe zhgënjimet nga njerëzit e afërt. Fraza që po komentohet më së shumti si një “thumb” i hapur për ish-partneren është: “Janë thonë ça s’janë thonë por hiç s’i përfilli / Se mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”.
Ai nuk ndalet me kaq, por shton edhe detaje që flasin për sakrifica të pashpërblyera dhe zhgënjim: “E sot po paguj borxhet që kam marrë për tjerët” dhe “Ata që i ngrita, të parët më goditën”.
Për të justifikuar gjithë periudhën e gjatë të heshtjes së tij pas ndarjes mediatike, Besi shprehet: “Un nuk fola vet por lash kohën që të fliste”.
Përtej së kaluarës dhe fillimeve të vështira si 17-vjeçar që flinte nëpër stola, rrëfimi i Besit merr një kthesë pozitive drejt së tashmes. Ai thekson se ka lënë pas veset e këqija: “Tash nuk kam arsye as me pas mo vese t’kqija”.
Por detaji që ka ngjallur edhe më shumë kureshtjen e publikut është një varg ku lë të kuptohet se në jetën e tij ka hyrë dikush i ri, ose të paktën një mbështetje e papritur: “At njeri që sta pret menja, Zot afër ma ka pru”.
Me këtë projekt, duket se Bes Kallaku ka zgjedhur muzikën si formën e vetme për të treguar të vërtetën e tij, duke mbyllur një kapitull dhe duke nisur një të ri.







Diskutime rreth kësaj post