• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Dietat e deputetëve, Rama 51 mijë lekë, Basha 128 mijë lekë, ja shumat që marrin deputetët e LSI

14 August, 2018
në Politikë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ligji u jep të drejtë deputetëve të përfitojnë dieta e rimbursime. Por ajo që bie në sy është se shumë emra kanë pasuri shumë të lartë, duke përfshirë apartamente, makina e orë luksoze, por sërish preferojnë të marrin rimbursime telefoni, karburanti dhe dieta për fjetje e ushqim në zonat e tyre elektorale. Nëse zbresim te emrat, emra si Anastas Angjeli kanë përfituar 800 mijë lekë të reja, apo Luan Harusha ka përfituar rreth 5 milionë lekë të vjetra nga dietat dhe rimbursimet.

Interesant është fakti se kryeministri Rama ka marrë vetëm 51 mijë lekë të reja benefite, ndërsa kreu i opozitës 128 mijë lekë po të reja. Nëse i marrim me radhë, Andon Frrokaj ka përfituar të ardhura për rimbursim karburanti, 93.029 lekë, të ardhura si honorare nga mbledhjet e komisioneve, 6.800 lekë, të ardhura për rimbursim të shpenzimeve telefonike, 46.467 lekë, të ardhura për rimbursim pasaporte diplomatike, 7.500 lekë dhe të ardhura si dieta për udhëtime brenda vendit, 94.063 lekë.

Pra në total 247.859 lekë të reja. Bardh Spahia ka deklaruar të ardhura nga shpërblime, honorare dhe rimbursime karburanti e telefoni për periudhën shtator-dhjetor 2017, shuma 312.875 lekë. Arben Pëllumbi ka deklaruar të ardhura nga rimbursime dhe dieta brenda vendit, 204.991 lekë për 4 muaj, pasi në shtator mori mandatin e deputetit. Edmond Leka ka deklaruar: Të ardhura nga paga si deputet, 1.408.825 lekë; Të ardhura nga rimbursimi për shpenzime karburanti, 314.494 lekë. Të ardhura si honorare nga mbledhjet e komisioneve, 115.600 lekë; Të ardhura si dieta brenda vendit dhe për akomodim, 602.000 lekë. Ndërsa Elisa Spiropali ka deklaruar të ardhura nga honorare dhe dieta nga funksioni si deputete, 269.575 lekë.

Deputetët e LSI

Edhe më herët gazeta e ka deklaruar se deputetët e LSI kanë përfituar shumë para nga statusi i tyre. Ndonëse rezultojnë me paga shumë të larta, me biznese dhe llogari të shumta bankare, ata sërish kanë marrë milionë lekë kompensime nga Kuvendi. Deputetja Kejdi Mehmetaj në vitin 2017 ka marrë 2.3 milionë lekë të vjetra rimbursim karburanti, ndërsa ka shpenzuar 2 milionë lekë nga komunikimet telefonike, të cilat janë kompensuar nga taksat e qytetarëve. Ndërkohë ka përfituar 1 milion lekë të vjetra kompensim nga dieta për udhëtime brenda vendit. Robert Bitri rezulton si deputeti që ka përfituar më shumë nga benefitet që i ofron statusi i deputeti.

Vitin që lamë pas ai ka marrë 3 milionë lekë të vjetra rimbursim karburanti, ndërsa për telefonin është rimbursuar me 2 milionë lekë të vjetra. Por shifra më e madhe është ajo e dietave. Bitri është rimbursuar me 6.2 milionë lekë nga shpenzimet që ka bërë për udhëtime brenda vendit. Po ashtu përfitime të larta nga dietat kanë marrë dhe shumë emra të tjerë. Në një kohë kur deputetët flasin për varfërinë e qytetarëve, edhe pse vetë kanë rroga dhe të ardhur shumë të larta, sërish duan kompensim nga taksat e qytetarëve për shpenzimet./ Kliti TOPALLI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Paraardhëse

Ja cili është qyteti më i mirë në botë për të jetuar

Pasardhëse

‘Thesar’ tronditës, i riu mbetet pa fjalë pasi hap garazhin e shtëpisë që i la trashëgimi gjyshi

Pasardhëse

‘Thesar’ tronditës, i riu mbetet pa fjalë pasi hap garazhin e shtëpisë që i la trashëgimi gjyshi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.