• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Dieta e lëngjeve, ҫfarë është dhe si funksionon?

10 July, 2022
në Kryesore, Shëndet
0
32
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Siç e thotë edhe vetë titulli, kjo dietë ka bazë lëngjet dhe asnjë ushqim tjetër, këtu futet çdo lëng frutash, kosi, qumështi, të  gjithë llojet e supave apo pureve të perimeve e frutave.

Dieta e Lëngjeve konsiston në konsumimin e ushqimeve në formën e puresë për një javë, por jo për një periudhë të gjatë kohore, pasi trupi ka nevojë të vazhdueshme për një sërë ushqyesish.

Gjithsesi nëse po kërkoni të pastroni trupin të largoni fryrjen për disa ditë kjo metodë është fantastike.

Si funksionon kjo dietë?

Si fillim shtoni sasinë e lëngjeve në ditën tuaj për ta mësuar trupin me këtë regjim.

Zgjidhni të preferuarat tuaja në fruta perime dhe bulmetra duke pasur në mendje që ato të jenë natyrale të sapo gatuara e pa konservantë të shtuar.

Pra mundohuni t’i përgatisni në shtëpi për të mos u shqetësuar për kaloritë apo yndyrnat e këqija që do të merrni gjatë këtij rrugëtimi.

Sa kilogramë do të humbisni?

Nëse do të filloni ditën e striktë të lëngjeve mbani në mendje se kjo dietë është një fillim për personat që janë të paktën 8 kilogramë mbi peshë.

Me fillimin e kësaj diete parashikohet të humbisni të paktën 3-4 kilogramët e parë për të vazhduar më pas me dieta të tjera të përshtatshme për ju.

Duke qenë se ky regjim zgjat vetëm 1 javë nuk është ideal për të humbur menjëherë peshën e tepërt pasi kjo nuk është as e shëndetshme.

Mund ta nisni gjatë fundjavë kur nuk keni shumë aktivitet fizik, nuk shkoni në shkollë apo punë dhe trupi nuk ka nevojë të sforcohet.

Kjo dietë detoks përdoret për të larguar ujërat dhe toksinat e këqija nga organizmi.

Çfarë të konsumoni?

Megjithëse deri tani përmendësh shpesh frutat e perimet, jo të gjithë prej tyre lejohen.

Dieta e lëngjeve ndahet në dy faza të mëdha të cilat do i shpjegojmë në vijim.

3 ditët e para

Dietologët këshillojnë që për të filluar të konsumoni vetëm perime të caktuara nën një regjim strikt.

Zgjidhni qepën, peshin, lakrën, lulelakrën, kungulleshkat dhe spinaqin.

Përziejini në mikser për t’i bërë pure dhe konsumojini menjëherë sipas kombinimit që keni menduar.

Nuk këshillohet përdorimi i erëzave, vajit të ullirit kripës apo sheqerit.

4 ditët e tjera

Gjatë pjesës tjetër të mbetur të javës këshillohet ta shtoni gradualisht ushqimin me supa, pure, krem frutash e perimesh si dhe supë me lëng perimesh.

Mund të përdorni patatet, karotat, bishatajorët e ndërsa për frutat mund t’i konsumoni ato të stinës duke lënë jashtë bananet dhe kajsitë.

Si t’i konsumoni?

Kini parasysh që të konsumoni lëngje gjatë gjithë ditës pa pasur problemin e kalorive. E rëndësishme në këtë dietë është që ju të konsumoni vetëm lëngje e të merrni energji.

Një ditë e juaja mund të nisë me kafe ose lëng më pas të vazhdoni duke konsumuar një lëng frutash të freskët.

Në drekë konsumoni supë me perime ose kremoze sipas dëshirës, pasdite konsumoni kos me fruta dhe në darkë sërish supë.

Siç e theksuam kjo dietë nuk duhet të zgjasë më shumë se 1 javë pasi mund të bëhet e dëmshme për organizmin.

Paraardhëse

Nuk e mbajti Mourinho, mesfushori transferohet te Galatasaray

Pasardhëse

Siri Lanka, ҫmimet e karburantit dhe ushqimeve, protestuesit shpallin fitoren

Pasardhëse

Siri Lanka, ҫmimet e karburantit dhe ushqimeve, protestuesit shpallin fitoren

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.