• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç: Jam skeptik nëse mund të arrijmë marrëveshje me Prishtinën, ja çfarë pritet të ndodhë më 1 shtator

26 August, 2022
në Kryesore, Rajon
0
33
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk është optimist për arritjen e marrëveshjes me Kosovën për ri-regjistrimin e targave të veturave.

“Jam skeptik dhe thjesht nuk shoh hapësirë për përparim, por na takon neve të bëjmë më të mirën”, tha Vuçiç më 26 gusht në Oseçinë, ku hapi Panairin e Kumbullës.

I pyetur nga një gazetar nëse pret tensione më 1 shtator, data për të cilën autoritetet e Kosovës njoftuan për zbatimin e vendimeve për riregjistrimin e automjeteve dhe për dokumentet personale, Vuçiç u përgjigj:

“Nuk mendoj se mund të ndodhë asgjë më 1 shtator, por kjo është çështje kohe, sepse riregjistrimi që ata synojnë të kryejnë zgjat dy muaj. Ndërkaq, për sa i përket dhënies së dokumenteve, mund të ketë tension edhe më 1 shtator, nëse nuk pranojnë që serbët me dokumente personale serbe të mund të shkojnë në shtëpitë e tyre në Kosovë dhe nga atje të hyjnë në Serbinë qendrore”, tha Vuçiç.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se më 1 shtator do të zbatojë vendimin për riregjistrimin e automjeteve me targa të Serbisë në RKS, si dhe vendimin për lëshimin e dokumenteve për hyrje/dalje për shtetasit serbë.

Vuçiç tha se Beogradi zyrtar kërkon që “qytetarët e Serbisë të mund të lëvizin me dokumentet e tyre në veri të Kosovës”.

“Kjo është në harmoni me Marrëveshjen e Brukselit”, theksoi ai.

Vuçiç, gjithashtu, tha se “vështirë se do të ketë marrëveshje” për riregjistrimin e targave KM (Mitrovica e Kosovës) pasi “serbët nuk do ta pranojnë”.

Më 25 gusht, Vuçiç u takua në Beograd me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Të dy zyrtarët e kanë vizituar Prishtinën dhe më pas Beogradin, ku kanë diskutuar me zyrtarët e të dyja vendeve për parandalimin e përshkallëzimit të mundshëm të situatës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në një konferencë për media në Beograd, më 26 gusht, Escobar tha se SHBA-ja po kërkon nga të dyja palët që të zotohen se nuk do të ketë dhunë.

Ai vlerësoi, gjithashtu, se bisedimet ishin të vështira, por “pashë vullnetin për të gjetur një zgjidhje, vullnetin për të ndërtuar besimin në proces”.

Qeveria e Kosovës e ka shtyrë zbatimin e vendimeve për në fillim të shtatorit, pasi serbët lokalë në veri, më 31 korrik, u revoltuan dhe vendosën barrikada në rrugë.

Më pas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 18 gusht u takuan në Bruksel, për të gjetur një zgjidhje në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk u arrit rezultat konkret./REL

Paraardhëse

“Lajm i mirë”, qeveria zvicerane çon në Parlament për miratim Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, Rama: Ja çfarë pritet të ndodhë

Pasardhëse

Briseida Shehaj ironi me SPAK: Ilir Metaj nuk ka ndryshuar gjeneralitet

Pasardhëse

Briseida Shehaj ironi me SPAK: Ilir Metaj nuk ka ndryshuar gjeneralitet

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.