• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Dhuna në Kuvend, policia publikon listën e deputetëve që i pret gjyqi

19 December, 2017
në Aktualitet
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në një deklaratë të përbashkët, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Prokurorisa e Rrethit Gjyqësor Tiranë, njoftojnë se janë proceduar 10 deputetë në gjendje të lirë si dhe një protestues për organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme si dhe prishje të rendit dhe kundërshtim të Policisë.

Deputetët e proceduar janë Flamur Noka, Monika Kryemadhi, Ervin Salianji, Floida Kërpaçi, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Grida Duma, Edi Paloka, Kejdi Mehmetaj, Endrit Brahimllari. Gjithashtu, procedim penal është nisur edhe për Sekretarin Organizativ të PD, Enno Bozdo për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, parashikuar nga neni 262/1 i Kodit Penal.

Ndërsa një ditë më parë u arrestuan protestuesit Renato Xhihani, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë, Ervis Hajredini, 21 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë, Igli Hasani, 24 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë, Fanol Prifti, 40 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë, Sokol Vuçeta, 46 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (i dënuar më parë), Shyqri Proshka, 33 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë, për dhunë dhe kundërshtim të policisë gjatë protestës përpara Kuvendit.

Njoftimi i plotë

– Arrestohen 6 shtetas dhe procedohen 2 të tjerë në gjendje të lirë për veprime të dhunshme në protestë ndaj Policisë së Shtetit.

– 10 deputetë procedohen në gjendje të lirë për prishje të rendit dhe kundërshtim të Policisë.

– 1 shtetas procedohet për organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme

Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, në vijim të veprimeve për evidentimin, dokumentimin dhe kapjen e shtetasve që kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë gjatë prostestës së opozitës të zhvilluar në datën 18 dhjetor 2017 para Kuvendit të Shqipërisë, kanë bërë arrestimin në flagrancë, të:
• Renato Xhihani, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë;
• Ervis Hajredini, 21 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
• Igli Hasani, 24 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
• Fanol Prifti, 40 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
• Sokol Vuçeta, 46 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (i dënuar më parë);
• Shyqri Proshka, 33 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë.

Arrestimi u bë pasi gjatë protestës së djeshme, zhvilluar në sheshin në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, personat e sipërcituar në mënyrë aktive kanë kryer veprime të dhunshme, si: hedhja e sendeve të forta në drejtim të punonjësve të Policisë, hedhja e materialeve piroteknike, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë në përmbushjen e detyrës, vepër penale e parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:
• E.M, 17 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë;
• S.L., 52 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Procedimi në gjendje të lirë i tyre u bërë pasi gjatë protestës kanë kryer veprime aktive në nxitjen e turmave dhe kanë ndihmuar me veprime aktive në prishjen e kordonit të Policisë, me qëllim hyrjen në ambjentet e brendshme të Kuvendit.

Si pasojë e veprimeve të dhunës nga personat e mësipërm, morën dëmtime të konsiderueshme trupore 6 punonjës Policie, të cilëve iu dha ndihma e parë dhe disa prej tyre vijojnë trajtimin mjekësor.

Po në vijim të veprimeve ka filluar procedimi penal për veprën penale të “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike’, parashikuar nga neni 274 Kodit Penal në ngarkim të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë: F.N., G.D. dhe E.P.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, parashikuar nga neni 235/2 Kodit Penal, në ngarkim të deputetëve: M.K., F.N., E.S., I.B., K.M., F.K., K.B. dhe G.S.

Për shtetasin E.B., ka nisur procedimi penal për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, parashikuar nga neni 262/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë po vijon punën për identifikimin, kapjen dhe vënien para drejtesisë të gjithë personave që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së datës 18.12.2017 dhe vënien e tyre përballë përgjegjësisë ligjore.

Paraardhëse

Mourinho shokon klubin, largon Mkhitaryanin për Sandron

Pasardhëse

Lidhja mes Arta Markut dhe Ulsi Manjës, reagon deputeti socialist

Pasardhëse

Lidhja mes Arta Markut dhe Ulsi Manjës, reagon deputeti socialist

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.