• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

DeutschlandRadio: Si po lindin ‘komunistët e rinj’, 25 vite pas rënies së regjimit të Hoxhës

18 November, 2016
në Aktualitet
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nëse i hedh një sy raportimeve të mediave gjermanishtfolëse për Shqipërinë, do të shohësh me dhjetëra shkrime për një sulm të mundshëm terrorist ndaj kombëtares së Izraelit, nga militantë të dyshuar të Shtetit Islamik.

Por mes tyre gjen edhe një reportazh interesant, sërish për ekstremet e Shqipërisë.

Radio publike gjermane, DeutschlandRadioKultur ka përgatitur një reportazh për të majtën e re ekstreme në Shqipëri.

Reportazhi është përgatitur përpara se këta të rinj të kryenin sulmin ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Megjithatë bie në sy vëmendja e gjermanëve për të parë në ‘skutat’ e ekstremeve shqiptare, diçka që media jonë nuk para e bën.

“25 vite pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri ka një tjetër të majtë të re”, thuhet në reportazh.

Pika e tyre e takimit është “Qendra Sociale”.

Bëhet fjalë për një apartament të vogël ku mblidhen militantët e rinj të majtë të asaj që njihet si Organizata Politike.

“Prej vitesh ata luftojnë kundër privatizimit të universiteteve,” vijon reportazhi.

Deni, një 30-vjeçare aktive me këtë grupim, thotë: “Është gallatë, në fillim njerëzit spekulonin për qendrën tonë, pyesnin se çfarë bëhet aty. Disa mendonin se është një bordello, të tjerët mendonin mos jemi ndonjë sekt fetar”.

“Më pas i kanë parë fytyrat tona në televizion pas protestave. Tani janë në fakt miqësorë, madje nuk ankohen as për zhurmën, pasi ndonjëherë jemi të zhurmshëm”.

Ata thonë se lëvizja e tyre nisi pikërisht më 21 janar 2011, pas vrasjes së tre protestuesve opozitarë në qendër të Tiranës.

“Ishte një moment kur ndjen se nuk je askushi. Dikush vritet në rrugë dhe askush nuk kërkon drejtësi. Sepse askush nuk të përfaqëson, askush nuk interesohet për ty”.

Mes aktivistëve është edhe Bora, 24 vjeç.

Ajo thotë se ata mblidhen deri 24 orë në ditë për një politikë më ndryshe.

Në qendrën e tyre organizojnë netët e filmit, diskutojnë për të drejtat e punëtorëve në fabrika, flasin për teoritë e majta, oranizojnë festa.

Megjithatë thonë se distancohen nga regjimi i Enver Hoxhës.

“Stalinizmi kishte për qëllim centralizimin, represionin, shkeljen e të drejtave të njeriut. Ajo që kemi pasur në atë kohë në Shqipëri ishte një diktaturë”.

Në fund, të rinjtë thonë se politika duhet t’i marrë parasysh ata dhe aksionet e tyre.

Paraardhëse

Prokuroria thote zyrtarisht se Astrit Dehari ka bere vetvrasje!

Pasardhëse

VIDEO/ Banoret perzene nga mbledhja Armando Subashin

Pasardhëse

VIDEO/ Banoret perzene nga mbledhja Armando Subashin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.