• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Detajet se si punonjësi vodhi 100 mijë euro në bankë

9 September, 2018
në Aktualitet
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Më 2 shtator të vitit 2014, Policia e Tiranës njoftoi se filiali i një banke të nivelit të dytë ishte vjedhur në periudha të ndryshme kohore nga një prej punonjësve.

Bëhej fjalë për një filial që ndodhej pranë Kopshtit Botanik, te zona e Liqenit Artificial. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se nga verifikimet e vetë bankës rezultoi të ishin vjedhur afro 100 mijë euro.

Kjo ishte shuma totale e tërhequr nga arka dhe ATM e bankës, në euro, dollarë e lekë, nga arkëtari Besmir Laja, i cili nuk u arrit të gjendej nga Policia dhe u shpall në kërkim.

Ndërsa Policia arrestoi punonjësen e kësaj banke, shtetasen me iniciale B.D., e cila më pas u shpall e pafajshme dhe u lirua, si dhe filloi procedimi penal për drejtorin F.Z., që po ashtu u shpall i pafajshëm.

Në atë kohë ata akuzoheshin për shpërdorim detyre, pasi me mosveprimet e tyre dyshoheshin se kishin lejuar arkëtarin e bankës që të vjedhë para nga arka dhe ATM, në periudha të ndryshme kohore.

Ndërsa vetë punonjësi që ka kryer vjedhjen e shumave të konsiderueshme të parave, Besmir Laja, në atë kohë 29 vjeç, nuk ishte gjetur në banesë dhe për këtë arsye u bë shpallja e tij në kërkim policor.

Burime nga Antikrimi Ekonomik i Tiranës shpreheshin 4 vjet më parë se ngjarja ishte zbuluar nga auditi i brendshëm i bankës, që kishte konstatuar mospërputhje të parave në procesverbalet e deklaruara në filialin qendror, me atë që tregonte gjendjen e parave në bankë dhe ATM.

Pasi ishin verifikuar kamerat e sigurisë së brendshme dhe të jashtme të bankës, ishte zbuluar se kush ishte përgjegjësi i vjedhjes. Laja u hetua dhe u gjykua në mungesë për veprën penale të vjedhjes përmes shpërdorimit të detyrës.

Policia njoftonte zyrtarisht se nga hetimet e kryera, shtetasi Besmir Laja dyshohej se kishte vjedhur në këtë bankë, në kohë të ndryshme shumat e parave përkatësisht, 7 280 012 lekë, 32 900 euro dhe 18 080 dollarë amerikan.

Këto shuma parash, ai i kishte tërhequr nga arka e bankës, ndërsa kishte vjedhur edhe shumën prej 510 000 lekë nga depozita e bankomatit. Gjithsej, duke kryer konvertimin e valutës në lekë, rezultonte që arkëtari Laja kishte vjedhur 13 694 012 lekë nga arka dhe duke i shtuar edhe vlerat e vjedhur nga ATM, shuma shkonte në 14 204 012 lekë të rinj.

Paraardhëse

Dhjetra dhi në majë të malit, çfarë bëhet sot me Gertën që përloti shqiptarët (FOTO)

Pasardhëse

Zbulohet një thesar i madh në detin Adriatik (FOTO-VIDEO)

Pasardhëse

Zbulohet një thesar i madh në detin Adriatik (FOTO-VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.