• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Detajet e “heqjes qafe” të Baghdadit, Trump: Na e ruante shpinën edhe Turqia

28 October, 2019
në Botë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dje rreth orës 5 pasdite, Presidenti Donald Trump dhe zyrtarët e tij të lartë të sigurisë kombëtare u mblodhën në dhomën e emergjencave në Shtëpinë e Bardhë për të parë atë që doli të ishte operacioni ushtarak më i rëndësishëm i presidencës së tij.

Të premten, kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte dhënë urdhrin për të filluar bastisjen dhe për ta kapur të gjallë apo të vdekur themeluesin dhe udhëheqësin e ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.

Terroristi më i kërkuar në botë i kishte përqeshur amerikanët në një mesazh audio në shtator duke dëshmuar se ai ishte akoma i lirë, gjashtë vjet pasi SHBA filluan ta kërkojnë. Por tani, falë informacioneve të inteligjencës, SHBA-të e eliminuan përgjithmonë.

CIA besohet se e kishte ndjekur Baghdadin me javë të tëra. Ai ishte nën mbikëqyrje dhe lëvizjet e tij po ndiqeshin.

Komandat amerikane që drejtuan operacionin kishin filluar të vendosen në rajon që nga shtatori. Kur Presidenti Barak Obama vendosi të nisë sulmin e vitit 2011 në Pakistan, atë që vrau Osama bin Laden, CIA nuk ishte e sigurt që Bin Ladeni ishte aty. Nëse burri i gjatë në atë kompleks nuk do të ishte Bin Ladeni, do të ishte e vështirë që aksioni të arsyetohej. Nëse pakistanezët do të mbronin territorin e tyre, rreziku do të ishte i qartë: gjaku deri në gju.

Në këtë rast nuk kishte asnjë forcë armiqësore, duke marrë parasysh që Trump kishte marrë udhëzime radarësh edhe nga Turqia dhe Rusia të cilët po kontrollojnë hapësirat ajrore.

Presidenti ishte i bindur që duhej një operacion që sado të ishte i rrezikshëm, të mos vriste amerikanët. Ky ishte shqetësimi i tij më i madh, të cilin e pranoi edhe vet.

Kjo nuk ishte përpjekja e parë për të shuar drejtuesin e ISIS. Dy ose tri tentativa të tjera ishin anuluar, tha Trump, sepse Baghdadi ndryshonte vendndodhjet.

Trump, i cili është komandanti suprem i ushtrisë amerikane, u tha gazetarëve se “kishte një tunel që mund të kishte lejuar arratisjen, por se ushtria e kishte e kishte menduar edhe atë gjë”.

Helikopterët u ngritën në momentet pasi u mblodhën krerët e Shtëpisë së Bardhë. Trump dhe ekipi i tij – përfshirë zv/Presodentin Mike Pence, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien dhe Gjeneralin Majk Milley, shikuan aksionin ushtarak sikur të kishin shkuar në një kinema.

“Absolutisht perfekt, sikur të ishim duke shikuar një film”, tha Trump.

Aeroplanët amerikanë fluturuan në lartësi të ulët për një orë dhe 10 minuta, ndërsa Turqia po ua mbronte shpinën nga hapësira ajrore.

Siç shpjegoi Trump, tetë helikopterë amerikanë u përballën me të shtëna nga poshtë, por rreziku u neutralizua. Më pas, një numër i madh i “burrave të Baghdadit” u vranë, ndërsa tetë fëmijë janë zhvendosur në zona të sigurta.

I ndjekur nga qentë e operacionit amerikan, Baghdadi kaloi nëpër një tunel pa krye ku edhe e pati përfundimin. “Ai bërtiste dhe qante, dhe në fund vdiq si qen”, tha Trump. Bagdadi, sipas Trump, në ato momente shpërtheu një jelek vetëvrasës, duke i dhënë fund të katër jetëve dhe duke shembur tunelin.

Komandat kaluan dy orë gjithsej në kompleks, duke mbledhur materiale “shumë të ndjeshme”, tha Trump. Për të qenë të sigurt në identitetin e Baghdadit, operatorët kishin një ekip që mori mostrat e ADN-së së tij.

“100 % Jackpot, mbaruam”, thuhej në radiolidhjen e komandës, në momentin kur mbetjet e ADN-së u konfirmuan. Mbetjet e kokës së terrorit më të keq të kohëve të fundit, mbaruan.

Ndonëse SHBA para pak kohësh ka pohuar se e kishte zhdukur organizatën, ajo është ende aktive në Siri dhe Irak.

Frika më e madhe e vendeve të BE-së është se përkrahësit e tyre do të mund të organizonin sulme në qytete të mëdha, një skenar që ka ndodhur në të kaluarën.

Paraardhëse

Fjala fyese që Edi Rama i dërgoi Kujtim Gjuzit: Mos hajde si pede*ast në Kuvend

Pasardhëse

Katsifan nuk e duan as grekët, çfarë e tërboi motrën e tij

Pasardhëse

Katsifan nuk e duan as grekët, çfarë e tërboi motrën e tij

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.