• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Dështon protesta e Rithemelimit, thirrjes së Berishës i përgjigjen vetëm një grup njerëzish dhe vajza e tij Argita, ish-kryeministri braktiset nga aleati i tij Ilir Meta

19 December, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
57
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me “Rithemelimin” dështuan në realizimin e protestës së djeshme në Kryesinë e Kuvendit. Si fillim ata dështuan përsa i përket bllokimit të realizimit të mbledhjes së Komisionit të Mandateve dhe, së dyti, dështuan të bindin demokratët për t’iu bashkuar protestës së hallit të tij penal. Ai u braktis dhe nga aleati i tij Ilir Meta, i cili ka qenë i pranishëm në çdo protestë që ka organizuar Sali Berisha. Ndonëse prej kohe ai paralajmëron revolucion dhe protesta pa mbarim, dita e djeshme dëshmoi braktisjen e madhe të demokratëve ndaj Sali Berishës. Me rreth 200-300 veta që mund të ishin të pranishëm, kjo shënon një prej protestave më të dobëta që opozita ka organizuar ndonjëherë. I braktisur nga militantët, krah Berishës ka dalë e bija Argita Berisha, e cila u pa dje jashtë kryesisë së Kuvendit duke marrë pjesë në protestë. Përveç të atit që i akuzohet për korrupsion pasiv, Argita ka edhe bashkëshortin e saj, Jamarbër Malltezin nën hetim për Partizanin, i cili është në masën arrest shtëpie.

Pse e braktisi Meta?

Duket se ish-presidenti e ka lënë vetëm aleatin e tij kryesor, përballë drejtësisë. Arsyeja mund të jetë se ai është i terrorizuar vetë nga një arrestim i mundshëm i SPAK. Me sa duket Meta është me zemër të ngrirë, pasi tashmë prishmëritë e shqiptarëve, e shprehin në të gjitha komentet, shqiptarë të thjeshtë, analistë e deri politikanë, janë që, radhën e ka Ilir Meta. Ai po përgatitet për ditën e qametit, kur SPAK t’i trokasë në derë dhe nuk do të konsumohet me mbrojtjen e Berishës. Fundja dhe të dojë, e di që kjo është kauzë e humbur dhe veçse dëmtohet, nëse shfaqet krah Berishës. Ndaj dhe po hesht. Ose është dhe mundësia tjetër, që ai po kërkon një lloj amnistie.

Berisha paralajmëron të tjera protesta

Edhe pse protesta e tij dështoi, Berisha nuk dorëzohet. Ditën e djeshme ai u bëri thirrje qytetarëve që çdo të enjte të jenë të pranishëm në tubimet që do të zhvillohen para Parlamentit. Ai zbuloi se protesta e radhës do të jetë më 27 dhjetor. Kjo ditë do të jetë e rëndësishme pasi ai mund të marrë dy goditje. Njëra nga vendimi i Gjykatës së Lartë për vulën e PD, ndërsa tjetra është dalja e Shkëlzen Berishës para SPAK për gjyqin e Gërdecit. “Më 27 dhjetor çdo demokrat dhe demokrate para Gjykatës së Lartë ku Edi Rama ka porositur ekzekutimin e identitetit tonë. Ne do të qëndrojmë. Do qëndrojmë dhe do fitojmë. E enjtja që vjen të gjithë para Parlamentit monist. Këta duken të fortë por këta janë kalbësira. Ju ftoj ju ditën e enjte dhe çdo të enjte para Parlamentit, për pluralizmin, për demokracinë. Çdo qytetari shqiptar që do sadopak këtë vend i bëj thirrje të ngrihet. Çfarë duhet të pësojë më shumë Shqipëria sesa të humbasë 35% të djemve dhe vajzave, burra dhe grave në 10 vite”, tha Berisha. Ish-kryeministri Sali Berisha iu drejtua qindra protestuesve që iu bashkuan tubimit të thirrur nga Rithemelimi para Kryesisë së Kuvendit, duke paralajmëruar fundin e kryeministrit Edi Rama. Duke hequr një paralele me vitin ’97, ku atij personalisht iu hoq imuniteti, Berisha tha se Partia Demokratike do të ngrihet njëjtë si pas asaj sfide, duke fituar pushtetin me votë. “Një prokuror politik, xhelat i Sigurimit të Shteti akuzoi Sali Berishën për krime kundër njerëzimit dhe parlamenti i hoqi imunitetin. Asokohe menduan se erdhi revanshi i etërve për të shuar idealet e lirisë së shqiptarëve, por gabuan. Ne e nisëm 30 në oborrin e selisë, u bëmë 300, u bëmë 3 mijë, 30 dhe 300 mijë dhe u kthyem me votë në pushtet. Sot ne jemi këtu për idealet e lirisë, jemi këtu në një kthesë që na fton historia. Jemi këtu në një betim që kërkon e sotmja dhe e ardhmja jonë. Jemi këtu për t’i komunikuar Edi Ramës, këtij armiku të egër të qenies shqiptare, se je i dënuar përjetë për shkak të votës së shqiptarëve. Se Edi Rama, bir dhe nip xhelati ke vite që sillesh si xhelat me votën e shqiptarëve. Ke vite që shqiptarët votojnë dhe ti nxjerr hanxharët e krimit dhe bandave për të ekzekutuar votën e tyre. Ke vite që për karrigen tënde nuk njeh ligj, normë, standard e moral. Duke besuar se demokratët i shtype. Edi Rama të ka ardhur fundi. Të garantoj unë ty që kurrë më, kurrë më votën e shqiptarëve s’do guxosh ta prekësh”, shtoi ai. Duke theksuar se ajo çfarë pritet nga opozita është një kthesë për t’u përballur me regjimin në shesh, Berisha deklaroi se “luftëtarët e lirisë” do të bëjnë që kryeministri Rama të mos gjejë vend ku të futet falë mosbindjes civile. “Çfarë kërkohet nga ne sot? Kërkohet një kthesë, në të cilën ne duhet të dalim në shesh të mejdanit si burra e gra të betuar për liri, si luftëtar lirie. Duhet të dalim me betimin se jetën e japim dhe votën s’e falim. Duhet të dalim me betimin, se një armik që përzuri në 10 vite 1 milionë e 300 mijë shqiptarë, do përgjigjet gjer në nji. Edi Rama është fundi yt. Mblidhu dhe struku ku të duash. Pak javë më parë të paralajmërova se ajo që po shihej në parlament ishte vetëm fillimi. Do ta shohësh ti mosbindjen e këtyre luftëtarëve të lirisë. Gjej vrimë miu ku të futesh”, tha ndër të tjera Berisha.

Paraardhëse

Gazment Bardhi me grupin e tij në panik, pas ultimatumit amerikan fillojnë të tërhiqen nga pozicionimi pro Berishës

Pasardhëse

Spartak Ngjela: Ja pse pas goditjes së Sali Berishës duhet të përgatitet për ditë të vështira edhe kryeministri Edi Rama

Pasardhëse

Spartak Ngjela: Ja pse pas goditjes së Sali Berishës duhet të përgatitet për ditë të vështira edhe kryeministri Edi Rama

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.