• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Dëshmorët e “21 Janarit”, Qeveria bën ligj të ri për t’iu dhënë statusin

2 November, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Qeveria paraqiti në Kuvend një ligj të ri për Dëshmorët.

Projekti parashikon dhënien e titullit dëshmor edhe të atyre që kanë rënë në përpjekje për të mbrojtur proceset zgjedhore. Ata që përfitojnë janë katër të rënët në protestën e 21 Janarit. Ligji i ri nuk prek asnjë nga statuset e dhëna deri më tani.

Pak muaj nga 8 vjetori i 21 Janarit, Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj të ri përsa i përket Statusit Dëshmor i Atdheut. Risitë që sjell ky draft lejojnë që këtë status ta përfitojnë edhe 4 viktimat që u vranë në protestën e 21 janarit 2011.

Ligji i ri rendit disa kritere për përfitimin e këtij statusi, ku mes të tjerash, në Nenin 5, gërma LL, theksohet se mund të shpallen Dëshmorë të Atdheut edhe “shtetasit shqiptarë të vrarë gjatë tubimeve paqësore dhe pa armë, për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”. Ky përkufizim i ri i hap rrugën shpalljes së Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës si Dëshmorë të Atdheut, përsa kohë është faktuar edhe në proces gjyqësor se ata ishin të paarmatosur ndërsa u qëlluan nga Garda gjatë një proteste të opozitës.

Socialistët në atë kohë ishin në opozitë dhe Edi Rama premtoi se do të bënte drejtësi për viktimat. Tashmë në pushtet prej më shumë se një mandati në pushtet, Kryeministri e di që familjarët e 4 viktimave kërkojnë ende të vërtetën, por ajo që pritet të marrin janarin e ardhshëm është një titull nderi më shumë, shoqëruar me një kontribut modest financiar të përmuajshëm.

Ligji i ri për Dëshmorët e Atdheut ia jep mundësinë ta gëzojnë këtë status edhe atyre që kanë humbur jetën në krye të detyrës në mbrojtje të procesit zgjedhor, pas datës 8 dhjetor 1990.

Gërma H e po të njëjti nen përfshin mes kritereve edhe shtetasit shqiptarë që kanë rënë duke luftuar për pavarësinë e Kosovës, si dhe ata të rënë për të drejtat kombëtare në konfliktet e tjera etnike të zhvilluara në Ballkan, gjë që duket se përfshin edhe konfliktin në fillim të Mijëvjecarit të ri në Maqedoni.

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, ai ekzistues shfuqizohet, por shpalljet “Dëshmor” nuk janë objekt rishikimi nga ligji i ri.

Paraardhëse

Tronditet presidenti i Serbisë, Mali i Zi i’a ndalon hyrjen shtetasve serb

Pasardhëse

Aksident në “Rugën e Kombit”, dy të vdekur dhe 3 të plagosur (VIDEO)

Pasardhëse

Aksident në “Rugën e Kombit”, dy të vdekur dhe 3 të plagosur (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.