• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Dëshmitarët VIP rrinë urtë para Shullazit! Askush nuk ia përmend emrin

17 October, 2017
në Aktualitet
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Emiljano Shullazi në gjyqin që mbahet ndaj tij në Gjykatën për Krime të Rënda ka marrë në dorë drejtimin e seancës duke i bërë vetë pyetjet dëshmitarëve VIp të thirrur këtë të martë.

Ish-drejtori I Policisë së Tiranës, ministra e Arsimit Lindita Nikolla dhe rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni janë përballur në seancë gjyqësore me Shullazin, lidhur me akuzën se në 2016-ën ka kërcënuar për tu tërhequr nga gara e rektorit, Mynyr Konin. Gjyqi ka mbetur në një ngërç pasi dëshmitarët janë përplasur në deklarime me njëri-tjetrin për atë se kush e ka përmendur për herë të parë emrin e Emiljano Shullazit si personin që shantazhoi Konin.

Shullazi i ka kërkuar llogari Ervin Hodajt, pse nuk u bë ballafaqimi mes tij dhe Konit që në kohën e shoqërimit në polici. Shullazi i ka kujtuar ish-drejtuesit të policisë dëshminë që Hodaj ka bërë në prokurori dhe deklarimin sot në gjykatë, ku sipas tij ka mospërputhje.

“Më jep shpjegim mbi c’prova jam shoqëruar dhe kush ta ka dhëne emrin tim, ta kanë dhënë profesorët. Pse kushdo që mund të akuzojë dikë mund të shkojë në burg?”- tha Shullazi. Por nga ana e tij Hodaj tha se ka zbatuar rregullat dhe ligjin.

Hodaj tha se është telefonuar nga Haki Cako dhe aty ka gjetur rektorin e kohës, Dhori Kule. “Më është ngarkuar të shkoj tek Mynyr Koni për të marrë kontakt. Kur shkova ai ishte i tronditur. E shoqërova me makinën time në gardën e republikës. Më pas Koni është shoqëruar në komisariat ku ka bërë edhe kallëzimin për kërcënimin”- tha Hodaj duke ju referuar takimit të mbajtur në zyrën e ish-ministrit Tahiri kur Ministria ishte zhvendosur tek Garda e Republikës për shkak të rikonstruksionit.

Disa nga debatet

Shullazi: Te dëshmia në prokurori the që emrin tim ta tha Koni në makinë. Këtu po thua që e dëgjove në takim me ministrin, a ka mundësi ta ndash pak? (Shullazi i referohet këtu takimit në zyrën e ish-ministrit të punëve të Brendshme Saimir Tahiri, ku i pranishëm ka qenë dhe Hodaj)

Hodaj: E kam dëgjuar edhe te radio e policisë

Shullazi: Ata ditë që more Konin për kallëzim a më shoqërove dhe mua na polici?

Hodaj: E di që po

Shullazi: Pse s’u bë ballafaqim aty

Hodaj: Janë veprime procedurale

Shullazi: C’a thotë ky tani procedura, ky vetëm kaq ditka që më shoqëroi mua dhe mbaroi punë. Mirë mirë vazhdo dëshminë. Si qenka kjo punë të përmendkan një emër dhe hajde ta shoqërojmë

Ndërkohë, gjatë dëshmisë së saj, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se ka marrë dijeni për kërcënimin dhe Dhori Kule i ka përmendur emrin e Shullazit, por këtë gjë e ka mohuar vetë Kule. Ndërkohë Nikolla tha se për kërcënimin e Mynynr Konit, fillimisht është njoftuar nga Majlinda Keta, pedagoge

 “Ishte Majlinda Keta që më njoftoi për ngjarjen. Mora në telefon zotin Kule dhe më shpjegoi lidhur me kërcënimin ndaj Konit dhe ndaj tij. Kam kërkuar takim me zotin Çako dhe menjëherë ai më la takim tek Garda. Aty erdhi dhe ministri Tahiri, Kule, Hodaj. Ndërsa ishim në takim me Tahirin, Berisha doli në konferencë për shtyp dhe dha detaje nga kërcënimi”, është shprehur Nikolla.

I vetmi që ka deklaruar publikisht emrin e Emiljano Shullazit të përfshirë pas kësaj historie kërcënimi, është ish-kryeministri Sali Berisha që e bëri të ditur këtë pretendim në një status në Facebook pas denoncimit që i vijnë nga qytetarët. 

Nga ky status ka marrë dijeni për ngjarjen edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, i cili gjithashtu ka dëshmuar në gjyq duke thënë se gjithçka e mësoi nga Facebook-u i Berishës. Ndërkohë për të dëshmuar në gjyq, Emiljano Shullazi ka kërkuar edhe praninë e Sali Berishës, tashmë vetëm deputet i Partisë Demokratike,

Paraardhëse

FOTOLAJM / Rama në Shkup, kafe me deputetin shqiptar Ziadin Sela

Pasardhëse

Teserat shumëngjyrëshe të krimit

Pasardhëse

Teserat shumëngjyrëshe të krimit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.