• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Dëshmia tronditëse e shqiptarit që u kap nga tmerri i flakëve në Athinë (VIDEO)

26 July, 2018
në Aktualitet
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Eduard Hoxha është një prej shqiptarëve të mbijetuar në Mati, shtëpia e tij u shkrumbua e gjitha.
Në një rrëfim për Vizion Plus, ai tregon se ishte me shumë fat bashkë me gruan dhe dy fëmijët, pasi arritën të largohen në kohë duke i shpëtuar sulmit të flakëve.

“Për 5 minuta gjë, po të mos kishim dalë nga shtëpia do ishim djegur. Ishim në shtëpi kur plasi zjarri. Dolëm me të shpejtë.”-tha Hoxha.

Gjithsej në Mati ka 30 familje shqiptare, asnjë nuk është plagosur rëndë, por shqiptarët në këtë zonë thonë se ka dyshime që një burrë nga Himara ka humbur jetën.

“Dëgjuam tani, njëri nga Narta. Një shok na e tha.”-deklaroi shqiptari.

E ndërsa zjarret janë shuar përfundimisht, familjet shqiptare po përpiqen t’i kthehen normalitetit. Ndonëse është e vështirë, ato po ndihmohen me ushqime e pajisje të tjera nga autoritetet.

“Për të fjetur kemi ndenjur tek njëri tjetri, tek shokët.”-tha i mbijetuari shqiptar.

Autoritetet greke ndërkohë konfirmojnë se deri më tani asnjë nga viktimat nuk rezulton të jetë shqiptar. I njëjti informacion vjen edhe nga Ambasada Shqiptare në Greqi.

Kryediplomatja jonë në Athinë Adriana Hobdari tha për Vizion Plus se ekipet shqiptare janë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet greke. Deri më tani rezultojnë pesë shqiptarë të lënduar, të gjithë kanë marrë plagë të lehta. Një grua ndodhet në spitalin Evangelismos, dy fëmijë të moshave 10 dhe 13 vjeç nga e njëjta familje në spitalin Agia Sofia, ndërsa dy të tjerë të plagosur lehtë në zonën e Mati, janë mjekuar në mënyre ambulatore, pasi plagët janë të lehta.

Një pjesë e ekipit të ambasadës greke ndodhet në terren, pasi po fillon gjetja e viktimave ose të mbijetuarve nëpër shtëpi. Pjesa tjetër e stafit të Ambasadës ndodhen në morg ku tashmë ka filluar identifikimi i kufomave nëpërmjet testeve te ADN-së./Vizion Plus

Paraardhëse

Moderatori i njohur Adi Krasta dhe Sonila Meço së bashku në një projekt të ri

Pasardhëse

“I ndodhi Berishës, kurse tani e ka radhën Rama”, ish Presidenti tregon “fatin” e kryeministrave

Pasardhëse

“I ndodhi Berishës, kurse tani e ka radhën Rama”, ish Presidenti tregon “fatin” e kryeministrave

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.