• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Deputetja Ina Zhupa denoncon nga Amfiteatri i Durrësit: Do të jepet me koncesion 15-vjeçar, s’ka transparencë

9 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputetja e PD Ina Zhupa, ka bërë një denoncim nga Amfiteatri i Durrësit, duke thënë se qyteti bregdetar është më i shkatërruari nga vlerat e trashëgimisë kulturore.

Zhupa u shpreh se Durrësi është simboli i qytetit,, në të cilën është shkatërruar trashëgimia kulturore dhe nuk ka pasur asnjë sens për ta mbrojtur identitetin dhe historinë.

Deputetja thitë se Amfiteatri i Durrësit, forumi bizantin parashikohen në planin e ri të menaxhimit të Ministrisë së Kulturës bashkë më ADF-n të jepen më koncesion.

“Projekti i Durrësit bëhet edhe më tragjik kur mendon fatin edhe të banorëve të cilët kanë një jetë që jetojnë rreth e qark kësaj zone dhe parashikohet që do të largohen nga shtëpitë e tyre, por pa transparencë pa u thënë se ku do të shkojnë, pa u thënë se si do të realizohet transferimi i tyre, kur kanë prona me vlera të tjera në mes të qytetit parashikohen për ti çuar në Spitallë apo në zonat të tjera”, tha ajo.

Deklarata e plotë:

“Durrësi është simboli i qytetit në të cilën është shkatërruar trashëgimia kulturore dhe nuk ka pasur asnjë sens për ta mbrojtur identitetin dhe historinë tonë të përbashkët.

Dhe pikërisht në Durrës ndodhem në Amfitetarin e Durrësit, ne kemi bërë një betejë për trashëgiminë kulturore duke u nisur që nga koncesioni i Butrintit.

Por mesa duket ai nuk do të jetë koncesioni i vetëm. Kjo perlë, Amfiteatri i Durrësit banjat romake, forumi bizantin parashikohen në planin e ri të menaxhimit të Ministrisë së Kulturës bashkë më ADF-n të jepen më koncesion.

Me siguri përfituesi do të jetë i njëjtë më Butrintin por, edhe në qoftë i ndryshëm parimi është i njëllojtë, do ti jepet një privati.

Do ti jepet një privati pikërisht zona historike, zona arkeologjike, zona me bileta aty ku prodhohen të ardhurat dhe aty ku vijnë paratë.

Kjo strategji e Ministrisë së Kulturës e ka rrugën e hapur nga ligji i trashëgimisë kulturore i vitit 2018. Ligj ky që parashikon që çdo fondacion privat mund të marrë me koncesion pasurinë tonë kombëtare trashëgiminë tonë kulturore.

Pikërisht për këtë unë kam kërkuar ndryshimin e neneve që i hapin rrugë privatit për ta marrë, dhe administrimin e pasurive kulturore vetëm nga shteti ose nga fondacione publike ku shteti ka rolin mazhoritar.

Kjo është ndarja që në kemi në mënyrën e menaxhimit të trashëgimisë kulturore, duam ta ruajmë identitetin, duam ta ruajmë historinë, duam ti përgjigjemi brezave të ardhshëm apo duan ta trajtojmë si mall tregtar, që ja japin një privati për interesat e pasurimit.

Këto janë rrugët dhe ne kemi mundësinë që ti tregojmë çdo shqiptari që beteja jonë është e vërtet dhe që beteja jonë do të vazhdojë.

Koncesioni i Durrësit është koncesioni i radhës ku ne do të bëjmë betejë, ashtu siç nuk do ta lëmë pa e dërguar në Gjykatën Kushtetuese koncesionin e Butrintit.

Ne besojmë se shqiptarët meritojnë të kenë një histori të përbashkët, meritojnë të kenë identitet të mbrojtur dhe të ruajtur nga shteti.

Projekti i Durrësit bëhet edhe më tragjik kur mendon fatin edhe të banorëve të cilët kanë një jetë që jetojnë rreth e qark kësaj zone dhe parashikohet që do të largohen nga shtëpitë e tyre, por pa transparencë pa u thënë se ku do të shkojnë, pa u thënë se si do të realizohet transferimi i tyre, kur kanë prona me vlera të tjera në mes të qytetit parashikohen për ti çuar në Spitallë apo në zonat të tjera.

Ky projekt ka shumë pikëpyetje, jo vetëm për trashëgiminë kulturore, por edhe për interesin e drejtpërdrejtë të qytetarëve të Durrësit.

Ndaj edhe ne do ta ndjekim hap pas hapi beteja jonë për trashëgiminë kulturore është betejë për Shqipërinë”, u shpreh ajo.

Paraardhëse

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi përvesh mëngët dhe i futet kuzhinës, shfaqet duke ngrënë fasule, qepë dhe bukë shtëpie

Pasardhëse

Abuzime pafund, flet Meta: Dyshja Rama-Veliaj dhe ortakët e tyre do të marrin fund përgjithmonë

Pasardhëse

Abuzime pafund, flet Meta: Dyshja Rama-Veliaj dhe ortakët e tyre do të marrin fund përgjithmonë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.