• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Deputetja e PS i bën propozimin e veçantë qeverisë: Nuk ka ngjarje më të madhe që na bën bashkë

17 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqendruar tek debatet për Reformën Zgjedhore, deputetja e PS në Lushnje Tatjana Nurçe ka dalë me një kërkesë të veçantë në kuadër të 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjes. Ajo kërkon që kjo ditë të nderohet si një datë zyrtare në vendin tonë.

“Në mund të debatojmë pafund për çështje të ndryshme. Por si rrallëherë, shqiptarët bashkohen rreth Kongresit të Lushnjës. Nuk ka ngjarje më madhe që na bën të gjithë bashkë. Ndaj, e shoh të arsyeshme, që në këtë jubile një shekullor, Kongresi i Lushnjës të nderohet e kujtohet zyrtarisht me një datë nga Shteti Shqiptar.

Mësimet e këtij Kongresi janë të vlefshme ende sot. Si atëherë, edhe tani, sfidat janë të ngjashme për ne shqiptarët. Duhet të jemi bashkë për të realizuar ëndrrën: Për një Shqipëri si gjithë Europa”, shprehet deputetja lushnjare me origjinë çame.

Deklarata e plotë:

“Koha e deshi, që unë të jem deputetja e Lushnjës, në një përvjetor jubile të 100 vjetorit të ngjarjes historike më të rëndësishme të shtetit dhe komb-formimit të shqiptarëve; Kongresit të Lushnjës.

Në kohët më të vështira, kur vendi ynë ishte në dyshim ekzistence, elita e shqiptarëve i tregoi botës së qytetëruar se këtu, në këto troje, jeton një komb i lashtë, i aftë të vetëqeverisej. Të zgjedhurit shqiptarë, patën ndriçimin e duhur që përmes Kongresit të Lushnjës, në këtë qytet të vogël e bujar, të deklaronin organizimin më të rëndësishëm politik që garantoi tërësinë territoriale të Shqipërisë së njohur nga Konferenca e Ambasadorëve në 1913, dhe të hedhë bazat e shtetit modern shqiptar.

100 vite më parë, shqiptarët arritën të formonin një qeveri mbi palët nën drejtimin e Sulejman Delvinës, të kontrollonin territorin, e të organizonin zgjedhje të pranuara nga të gjithë. Ndaj sot, përulemi me nder ndaj sakrificës të gjithë atyre shqiptarëve që në kohën më të vështirë vunë interesat e vendit para atyre vetjake e krahinore.

Të nderuar miq,

Më lejoni të shpreh nderimet e mëdha për qytetin e Lushnjës. Qyteti im u bë kryeqyteti i parë shqiptarëve të bashkuar, dhe kjo nuk ishte rastësore. Si atëherë, Lushnja mbeti bujare. Më mirëpriti edhe mua dhe vëllezërit e Çamërisë vite më vonë, e gjithnjë ka pasur derën e hapur. Sot, është një ditë krenarie për të gjithë lushnjarët. Për mua është privilegj të jem përfaqësuese e tyre në Parlamentin e Shqipërisë.

Vitet më pas nuk kanë qenë të lehta për shqiptarët. Vitet e parlamentarizmit u zëvendësuan nga Republika e Monarkia. Lufta vrau dhe varfëroi shqiptarët. Më pas diktatura mbërtheu dhe izoloi shqiptarët.

Në mund të debatojmë pa fund për çështje të ndryshme. Dikush ka mendim të ndryshëm për vitet që pasuan.

Por si rrallë herë, shqiptarët bashkohen rreth Kongresit të Lushnjës. Nuk ka ngjarje më madhe që na bën të gjithë bashkë.

Ndaj, e shoh të arsyeshme, që në këtë jubile një shekullor, Kongresi i Lushnjës të nderohet e kujtohet zyrtarisht me një datë nga Shteti Shqiptar.

Mësimet e këtij Kongresi janë të vlefshme ende sot. Si atëherë, edhe tani, sfidat janë të ngjashme për ne shqiptarët. Duhet të jemi bashkë për të realizuar ëndrrën “Për një Shqipëri si gjithë Europa”. Kjo ëndërr nisi me patriotët në Kongresin e Lushnjës, ndaj na takon ne sot, të ngrihemi përtej interesave vetjake, e të punojmë fort që Shqipëria të jetë sa më shpejt pjesë e familjes së bashkuar europiane. Nuk ka mesazh më aktual sot sesa bashkimi.

Në përfundim, shpreh bindjen se ky 100 vjetor i Kongresit të Lushnjës do na shërbejë të gjithëve.

Nderim për të gjithë elitën shqiptare të Kongresit të Lushnjës.

Nderim të gjithë qytetarëve lushnjarë.”

Paraardhëse

Këto janë vendet që mund të përfshihen nga trazirat gjatë 2020-tës

Pasardhëse

Mediat greke shpërthejnë kundër gazetares së ‘Top Channel’: Të shpallet ‘non grata’, ja arsyeja (VIDEO)

Pasardhëse

Mediat greke shpërthejnë kundër gazetares së ‘Top Channel’: Të shpallet ‘non grata’, ja arsyeja (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.