• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Deputeti socialist kërkon ndarjen nga LSI-ja

13 March, 2017
në Politikë
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, ka kërkuar ndarjen nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Kosta ka deklaruar se ky është mesazhi i bazës së Partisë Socialiste, e cila kërkon divorc të menjëhershëm me LSI-në.

Sipas tij, Partia Socialiste duhet ta ketë të qartë se më shumë ka humbur se sa ka ftuar nga aleanca me LSI.

Ja mesazhi i plotë:

BAZA E PARTISË SOCIALISTE ËSHTË SHUMË MË E QARTË PËR DIVORC TË MENJËHERSHËM ME LSI!
Që PD kërkon largimin e Ramës nuk është ndonjë çudi, e ka kërkuar që ditën e parë që Rama mori detyrën. Çdo parti që është në opozitë qëllimin kryesor ka të largojë Kryeministrin, njeriun që i hoqi asaj pushtetin. Ndaj nuk ja vlen të zgjatemi me idetë idiote që vijnë nga çadra e bulevardit.

Por në situatën kur kërkohet largimi i Qeverisë së PS, deklarimet e ministrave të aleatit tonë kryesor se Kryeministri duhet të jetë nga radhët e tyre, ngjajnë më e pakta jashtë realitetit.
Si biznesmen dhe politikan unë i kuptoj deklaratat e Znj. Gjosha dhe Z. Panariti. Kanë të drejtë që të endërrojnë Ilir Metën Kryeministër, ndaj janë dhe në LSI.
Patjetër që duhet ta shohin Metën si Kryeministër, por pasi të fitojë shumicën e votave të vetëm, pa aleancë. Nëse i vetëm fiton qoftë edhe 25 % të vendeve në parlament, hallall ja bëjmë postin e kryeministrit!

Por aktualisht, çështjen e Kryeministrit e ka zgjidhur Kushtetuta se cilës forcë politike i takon. Deklarime të tilla zakonisht bëhen edhe nga parti më të vogla në kohë fushate dhe unë nuk di të ketë nisur fushata ende. Nëse doni Kryeministrinin, dilni më vete dhe provojeni ta merrni.
Ndërkohë, për sa kohë na quani dhe u quajmë aleatë silluni si të tillë, të paktën publikisht.

Personalisht e kam shprehur mendimin tim për këtë koalicion edhe më parë. Kryeministrit tim do t’i kërkoja që më shumë se llogaritë në tavolinë, më shumë se ‘sondazhet’ apo analistët të dëgjonte elektoratin e PS-së për të ardhmen e koalicionit. Mendimet e socialistëve të thjeshtë dhe strukturave të partisë në bazë, janë analiza dhe sondazhi më i mirë i asaj që duhet të ndodh për koalicionin mes PS dhe LSI. Baza e socialistëve është shumë herë më e qartë për atë që është interes i Partisë Socialiste; mosvazhdimin e koalicionit me LSI-në.

E them këtë, sepse më rezulton se “këshillat” dhe mendimet e “urta” të ndonjë deputeteti të PS-së mbi dobinë e koalicionit nuk janë në interesin tonë, por të aleatit. Ka deputetë socialistë që sot shpalosin forcën apo avantazhet e LSI dhe kanë filluar mendojnë njëlloj si ministrat apo deputetët e LSI.
Ndaj PS-ja , duhet të dëgjojë bazën socialiste, e cila e thotë hapur dhe qartë se më shumë humbëm se fituam nga aleanca me LSI. Nëse në 2013 u bë një gabim që po na kushton shtrenjtë është koha të mos përsëritet më. Sepse tani edhe PD nuk po kërkon largimin e qeverisë PS-LSI, por vetëm largimin e PS.

Paraardhëse

Rama zgjedh 4 ministrat e rinj, dy femra dhe dy meshkuj

Pasardhëse

Ndryshimet që anashkaluan Çadrën dhe ruajtën balancat e vjetra Rama-Meta

Pasardhëse

Ndryshimet që anashkaluan Çadrën dhe ruajtën balancat e vjetra Rama-Meta

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.