• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

Deputeti shqiptar ngre shqetësimin e madh dhe paralajmëron: Do të ketë konflikte. Asnjë sinjal pozitiv nga Serbia

9 September, 2021
në Rajon
0
78
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka deklaruar se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk e përjetojnë mirë “mosmarrëveshjen” që ekziston mes kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës.

Kryetari i Partisë Për Veprim Demokratik tha se ata “presim një bashkëpunim më të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës” si në marrëdhëniet bilaterale dhe iniciativat rajonale.

Duke folur për “Open Balkan”, Kamberi theksoi se “pret ndryshim të qasjes së Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës” dhe shtoi se shqiptarët janë “pakica e vetme që u mohohet përdorimi i identitetit, flamuri kombëtar”.

“Nuk ka asnjë sinjal pozitiv të ndryshimit të qasjes së Serbisë në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës”, – tha ai.

E gjithë kjo sjellje e Serbisë tha ai vjen në një kohë kur Beogradi kërkon të krijojë një “pakicë të privilegjuar” serbe në Kosovë. Kjo sipas tij do të sjellë pasoja në Ballkanin Perëndimor duke sjellë konflikte.

Ai nënvizoi se Serbia nuk mund të ketë marrëdhënie të mira me shqiptarët duke lidhur marrëveshje me njërën pjesë, duke iu referuar Shqipërisë dhe nga ana tjetër duke tentuar që të zhbëjë pjesën tjetër, Kosovën.

“Nuk mund të ketë raporte të mira me Shqipërinë pa e njohur Kosovën. Pengesa kryesore e stabilitetit në Ballkan është mos njohja e Kosovës nga ana e Serbisë”, – tha Kamberi.

Deputeti shqiptar u shpreh se nuk ka pasur mundësi të ketë takime me drejtues të lartë të Shqipërisë për të shprehur këto shqetësime duke thënë se takimi i fundit ka qenë kur ministër i Jashtëm i Shqipërisë ishte Gent Cakaj.

Nga ana tjetër tha se ka pasur dy takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ku ka marrë premtimin “për të përfshirë Luginën e Preshevës në buxhetin e Kosovës vitin e ardhshëm”.

Paraardhëse

Çfarë po ndodh me Elhaida Danin? Këngëtarja fshin të gjitha fotot dhe videot nga Instagrami. Ç’po paralajmëron?

Pasardhëse

A do të jetë Berisha nesër i pranishëm në Kuvend? Avokati i njohur bën deklaratën e papritur dhe nxjerr prapaskenat

Pasardhëse

A do të jetë Berisha nesër i pranishëm në Kuvend? Avokati i njohur bën deklaratën e papritur dhe nxjerr prapaskenat

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.