• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Deputeti i PD-së zbulon skenarin e kryeministrit për presidentin: “Rama është tallur me opozitën, ka zhvilluar një ‘proces farsë’”

1 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
46
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Javët e fundit janë kanë qene te mbushura me debate dhe tension lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit. Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka folur ditën e sotme në një emision televiziv për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Baçi tha se Rama është tallur me opozitën duke zhvilluar një “proces farsë”, por ai ka injoruar edhe socialistët të cilët votuan në zarfe kandidatët e mundshëm për kreun e ri të shtetit. Sipas Baçit, ditën e shtunë Rama nga mendja e tij do të nxjerrë emrin dhe më pas do të zgjedhë Presidentin e ri të Republikës.

“Nuk ka marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës, janë disa deputetë të PD që mbajnë peng vulën nëpërmjet një animimi në gjykatë. Edi Rama u jep këtë të drejtë pasi njeh Alibeajn dhe Bardhin duke i dhënë kompetenca pa vlerë. Zgjedhja e presidentit ishte një farsë dhe formalitet dhe ditën e shtunë do të zgjidhet nj president që Rama e ka në xhepin e vet pavarësisht zarfeve që kishte në xhep. Rama nuk tallet vetëm me opozitën por tallet edhe me deputetët socialistë që zgjodhën dhe votuan 3 kandidatë dhe më pas vendos vetë emrin e presidentit. Kjo është loja e Ramës i cili do të zgjedhë një president që do ta ketë nën veten e tij, ai do një noter që të legjitimojë urdhrat e tij. Opozita ka qenë në problematikë të brendshme dhe duhet ta pranojmë këtë situatë që kemi qenë. Jemi detyruar nga vendimi absurd të 9 shtatorit të Lulzim Bashës. Rama kërkon të vendosë sipas interesit të vet.

PD nuk dua të përmend Komisionin e Rithemelimit i cili ka mbaruar misionin e vet dhe është kryesia e PD ajo që vendos edhe për grupin parlamentar. Ankimimi në Gjykatë që ka çuar Alibeaj ka bërë që ne na pengon që të jemi përfaqësuesit e vetë të opozitës në Kuvend dhe ndihma që Rama i jep Alibeajt i cili është i kapur dhe shërbëtor i Ramës dhe bën lojën e Bashës pas dorëheqjes së tij. Rama e ka thënë me sinqeritet që presidenti i takon PS pasi ai i ka votat dhe këtë ja lejon Kushtetuta. Rama u tall me atë pjesë të opozitës të cilët propozuan 7-8 emra të nderuar. Rama nuk i mori parasysh këto emra, është e kotë të hysh në marrëveshje me Ramën, ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet dhe tani kërkon edhe Presidencën.

Meta ishte një president i pavarur që u mundua t’i jepte rëndësisë së duar këtij institucioni, Rama nuk pranonte Metën sepse ai i bënte kritika qeverisë dhe ligjeve që miratonin ata. Zgjedhja e presidentit ishte një farsë dhe ne si deputetë të opozitës nga vite turp. Të shikojmë ditën e shtunë që çfarë emri do të na paraqesë Edi Rama.

Meta si president – Metën e vlerësoj në mënyrë maksimale, hyn tek presidentët që kanë njohur Kushtetutën që e kanë parë institucionin e Presidentit jo për t’iu servilosur qeverisë për veten e vet ponjë institucion i unitetit të popullit dhe prezantim serioz në arenën ndërkombëtare”, tha Baçi.

Paraardhëse

Deklarata e papritur e personazhes së njohur: Dua të bëhem deputete, i bëj thirrje Ramës të më ndihmojë

Pasardhëse

Godet Rakacolli: Mjekët shqiptarë nuk ikin në Gjermani për pagë, por sepse edhe gjermanët largohen drejt Zvicrës dhe Amerikës

Pasardhëse

Godet Rakacolli: Mjekët shqiptarë nuk ikin në Gjermani për pagë, por sepse edhe gjermanët largohen drejt Zvicrës dhe Amerikës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.