• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Deputeti i njohur ofron dy zgjidhje: Ja çfarë duhet të bëni kur të mbetemi pa gjykata!

25 July, 2018
në Aktualitet, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka ironizuar Sistemin e Drejtësisë që po serviret nga qeveria.

Bylykbashi, i prek me rradhë paralizën e Gjykatës së lartë, Gjykata Kushtetuese që i ka “mbyll qepenat” me kohë dhe Gjykata e Apelit që pritet së shpejti të ketë ngërç.

Sipas Bylykbashit ka vetëm dy zgjidhje: – Vetëgjyqësi ose të kontaktosh me të fortin e qytetit (përmbaruesin)

Postimi i plotë në rrjetet sociale

“Nje hallexhi ne portat e Ferrit te Drejtesise‎

‎Dy biznesmene vendosin te lidhin nje kontrate mes tyre. Vlera e kontrates eshte disa qindra miliona leke. Ne fund te kontrates, noteri shkruan klauzolen qe ne rast konflikti, palet i drejtohen gjykates kompetente.

I vetmi garant i kontrates mes dy privateve eshte gjykata‎. Eshte gjykata qe i jep kontrates forcen e ligjit. Frika nga ndeshkimi i gjykates garanton zbatimin e kontrates nga palet. Kaq gje keta biznesmene e dinin

Pas pak kohesh njera pale shkel plotesisht kontraten dhe nuk paguan qindramilione leket per mallin qe mori sipas kontrates.‎

I demtuari vendos t’i drejtohet gjykates dhe pajton avokat. Ky e keshillon miqesisht (qellon i ndershem e jo matrapaz lekesh): i dashur klient, ajo qe mban nen kontroll zbatimin e ligjit nga gjykatat eshte Gjykata e Larte, por ajo tashme eshte e paralizuar krejt dhe nuk dihet kur ringjallet.‎

Per fatin tend te keq, ILDKP tha qe vitin qe vjen nuk do te kete as gjykata apeli per shkak te vetingut, keshtuqe nese te hyjne ne hak ne shkallen e pare, nuk do te kesh ku te ankohesh – vazhdoi keshillen avokati.‎

Nuk ka gjykate apeli? Zere se nuk ke shkalle te pare. Ceshtja do te zvarritet. Kush eshte ai gjyqtar qe e ka mendjen te jape drejtesi. Do te kene mendjen tek vetingu i vet, duke kerkuar mikun tek vetingu. Pra me kismet te Zotit, kush e di kur do te perfundosh gjykimin ne shkalle te pare. Nese nuk te jep te drejte, nuk ke ku te apelosh vendimin. Po dhe leke qe te fitosh, ta ankon kundershtari dhe mbetesh pezull ne apel.

Madje qe ta dish, me ligjet e reformes ne drejtesi, kane vene detyrimin qe te paguash paraprakisht 1% te vleres se padise si takse per padine. Do te thote qe do te paguash miliona leke vetem si takse gjyqesore. Pra edhe pse te eshte bere padrejtesi, qe te shkosh ne gjykate do parapagosh miliona. Me kete ligj, Kryeministri Edi Rama i ka mbajtur krahun shkelesve te kontrates, jo ty qe je demtuar. Po ta mori mendja, pago!

Nuk shkon dot ne Gjykate Kushtetuese, se ajo ka ulur qepenin prej kohesh. Mire qe i kane lene kryetarin per roje. E di, e di, do me thuash ta cojme ne Strasburg‎. Harroje, rruge e gjate! Keshtu si ta shohesh i dashur klient. Kete keshille e ke falas. – perfundon avokati. ‎

Hallexhiut me nje kontrate qindramilioneshe te shkelur nga klienti i vet maskara, gati sa nuk i ra tavani mbi koke. Po ai nuk kishte shkuar as te kerkonte ndonje te drejte ne administrate publike qe dihet qe te degjeneron personalitetin! Privat me privat e kishte punen i shkreti, nuk ishte pune korrupsioni qe duhej te paguante!

Dy rruge kishte:

E para – te bente vetgjyqesi. Por mendoi femijet e gruan dhe u terhoq.

E dyta – kish degjuar nje shok qe po te shkoje tek te fortet e qytetit, mbaroje pune. Ata ishin bere permbaruesit. Kur ia kishte thene ai shoku, hallexhiu atehere pat qesendisur: pse Mafia e Palermos eshte ketu?

Fundja ai kishte besuar te Reforma ne Drejtesi e Rames. Hallexhiu kuptoi me ne fund se kjo Reforma ne drejtesi nxiste dhe mbronte maskarenjte, por ate hic. ‎Kishte degjuar se do te ngriheshin institucione te reja, do dilnin magjistrate te rinj pas disa vitesh. Po ai hallin e kishte ne ate moment, ne ate moment i duhej drejtesia, jo pas disa vitesh. Nuk po kuptonte me, ky Ferri i drejtesise ishte me i keq me ata gjykatesit djaj qe te rripnin, apo bosh, ku te harronin brenda pafundesisht?

Pra, ishte kote qe te ankonte ne gjykate edhe ate vendimin negativ qe i kishte dhene agjencia e pronave ku i refuzonte kthimin e prones qe i kish lene gjyshi ne qender te Tiranes? Keshtu sic ishin gjerat, ishalla nuk i vinte Task Forca e tatimeve e i kerciste ndonje gjobe tek biznesi, se as kete nuk do te kishte dere gjykate ku ta ankonte‎ e te gjente drejtesi. “Eh, c’me polli mua te ziut!” – tha hallexhiu teksa ecte duke folur me vete.

E mblodhi mendjen. I ra telefonit te shokut dhe i kerkoi kontakt me te fortin e qytetit. Leke fundja kishte per te dhene ne gjykate dhe nuk mbaronte hall. E rendesishme te mbaronte pune. Fundja kur gjykata ishte e mbyllur,ku tjeter te perplasej diteziu e te mbaronte hallin?

Iu kujtua Ferri i Dantes nga koha e gjimnazit, ku mbi porten e Ferrit shkruhej‎:

“Lini pas cdo shprese, o ju qe hyni ketu!‎”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Paraardhëse

Kandidati i opozitës për Tiranën; qytetarët të lëkundur midis Dash Shehit dhe Jorida Tabakut

Pasardhëse

Drama pikëlluese e binjakeve të humbura që po trondit botën: Babai mendon që janë gjallë. Deklarata e prindërve të tjerë: Janë vajzat tona

Pasardhëse

Drama pikëlluese e binjakeve të humbura që po trondit botën: Babai mendon që janë gjallë. Deklarata e prindërve të tjerë: Janë vajzat tona

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.