• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Deputeti demokrat ngre pyetjen që ka shqetësuar vendin tonë: Si të rrezikshmit po influencojnë pushtetin, çfarë ndodhi para shkarkimit të Gledis Nanos

6 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
120
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka ngritur pyetjen se nga kush mbrohen kriminelët në vendin tonë, ndërsa ka evidentuar një intervistë të dhënë nga ish- drejtori i Policisë Gledis Nano përpara shkarkimit nga detyra, ku deklaronte se në vendin tonë operacionet dekonspirohen.

Me anë të një postimi në Facebook, deputeti Sula u shpreh se duhet një veting në radhët e uniformave blu.

Postimi i plotë:

“Kush po i mbron kriminelët?!
Pak ditë para se të shkarkohej, Gledis Nano, ish-Drejtori i Policisë paska dhënë një intervistë në një media franceze ku ka konfirmuar një fakt që vazhdimisht është denoncuar nga ne të opozitës dhe media: operacionet dekonspirohen. 14 kriminelë të rrezikshëm janë larguar pa u kapur nga uniformat blu.

Kjo është dëshmia dhe pasqyra më realiste e gjendjes së sigurisë në Shqipëri. Asnjë idealist në krye të Policisë së Shtetit nuk mund ta fus në shinat e ligjshmërisë në vendin tonë.

Bandat e fuqizuara tashmë ekonomikisht mbrohen nga pushtetarët dhe kanë njerëzit e tyre në çdo institucion shtetëror. Situata ka arritur deri aty sa që grupet kriminale të jenë influencues në emërimet në Policinë e Shtetit. Ata janë në çdo qelizë të shtetit. Këtë e konfirmon ish-Drejtori i Policisë së Shtetit dhe oficeri i policisë i cili u arrestua pak javë më parë i cili kishte shoqëruar një nga personat më të perfolur në botën e krimit. Rendin në Shqipëri nuk mund ta vendoste as Gledis Nano dhe as ai që do vij nëse do ketë dëshirë.

Personazhe të botës së krimit kanë akses në fondet publike nëpër bashki dhe kjo është e vërtetuar me raste konkrete ku element kriminal kur janë arrestuar ka dal qe kane perfituar dhe tendera nëpër bashki. Jo më pak akses kanë neper institucionet qendrore si ne Drejtori Rrugeve Fondet e ndertimit, në AZHBR e shum ente të tjera prokuruese me fonde publike. Kjo është bashkejetesa e segmenteve te korruptuara të shtetit me krimin.

Në Shqipëri mungon vullneti nga ana e qeverisë për të luftuar krimin. Njerëz të saj janë të lidhur ngushtë me eksponent të rrezikshëm të botës së errët e po i trajtojnë ata si biznesmenë të ndershëm ndërkohë që çojnë drejt falimentit ata që nuk pastojnë paratë.

Policia e Shtetit ka nevojë për një katarsis. Njësoj si në radhët e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve, edhe në radhët e uniformave blu, duhet një vetting. Qeveria e nisi para pak vitesh pastrimin e policisë, por me urdhër të sulltanit u ndërpre sërish.

Ndërkohë aktualisht qeveria po kërkon ta kontrollojë edhe një nismë që synon të fillojë për vettingun e policisë. Qeveria kërkon tja atribuojë kontrollin e policëve ish- SHÇBA, Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Ndërkohë që e kemi marr vesh që në krye të kësaj Agjencie, Rama çoi njeriun e tij të besuar.

Pra të dashur qytetarë, Policia nuk do të pastrohet, por do të largohen të gjithë ata që nuk qendrojnë në rresht nën tutelën e kryeministrit. Presjoni bëhet edhe më i madh teksa jemi para zgjedhjeve lokale.“-shkruan Sula.

Paraardhëse

Ambasadorja e BE takon Manjën dhe Krajën, jep mesazhin e fortë për korrupsionin

Pasardhëse

Beniada Nishani reagon pas fotos që bëri bujë në rrjet: Mediat manipuluan me puthjen time me një femër

Pasardhëse

Beniada Nishani reagon pas fotos që bëri bujë në rrjet: Mediat manipuluan me puthjen time me një femër

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.