• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Deputeti Alimadhi kundër kolegëve të opozitës në Kuvend: Mos e bëni këtë gabim, është dështimi i radhës

9 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti Adriatik Alimadhi që pak javë më parë arriti që të fitonte betejën me COVID-19 i është rikthyer politikës duke sulmuar kolegët e opozitës në Kuvend, që kërkuan takimin me kryeministrin Edi Rama. Ai pozicionohet kundër tre kryetarëve të grupeve parlamentare në Kuvend, që i kërkuan Edi Ramës takim për kushtet e tyre për të votuar reformën zgjedhore. Alimadhi u kërkon tre kryetarëve të grupeve që të mos flasin në emër të 39 deputetëve, pasi ai nuk është i kësaj linje, ndërsa nuk i kursen sulmet.

“Eshte gabim kerkesa per takim me Edi Ramen! Prandaj ju kryetaret e grupeve parlamentare mos flisni ne emer te 39 deputeteve te opozites per kete takim sepse kerkesa juaj per takim me Edi Ramen eshte gabim. Eshte e njejta rruge e ndjekur gabim deri tani e opozites parlamentare. E them kete per hire te se vertetes sepse keto grupe gjate kohes ne kete parlament kane pare gjithmone interesat e tyre personale qysh nga fillimi dhe deri tani. Keto grupe u leshuan per te marre te gjitha funksionet qe ishin bosh ne strukturen palamentare dhe u perdoren per kete qellim.

Prishja e grupeve me disa deputet pelivan dhe te blere dhe te shitur, te cilet dine ta bejne mire perdorimin e tyre, mbajtja nen kontroll e ketyre individeve dhe krijimi i grupeve parlamentare per orekse te mazhorances solli mosrealizimin e kerkeses per ndryshim te sistemit zgjedhor dhe mosfunksionimin e mire te opozites parlamentare.

Te ndodhur ne keto kushte mazhoranca e shfrytezoi kete mangesi te opozites parlamentare. Po i shikoj sot se po flasin ne emer te 39 deputeteve firmetar. Dakord deri ketu per ndryshimet ne sistemin zgjedhor, por sot eshte shume vone. Ndaj ftesen per takim me Edi Ramen te mos e bejne si kerkese te 39 deputeteve te opozites sepse kjo nuk eshte rruga e duhur.

Qysh nga 25 maji i vitit 2019 ka kaluar nje vit, gjate kesaj kohe ne kishim te vetmen mundesi per te prodhuar siguri per ndryshimet ne kodin zgjedhor dhe per ta futur ate ne axhenden parlamentare, por ju nuk e realizuat kete mundesi.

Ne nje takim te organizuar nga OSBE OHDIR ne shtatorin e vitit te kaluar ne fjalen time i kerkova zonjes Hajdari dhe te gjithe kolegeve deputete te terhiqeshim nga te gjitha strukturat parlamentare, te kushtezonim mazhorancen per ndryshimet ne kodin zgjedhor dhe futjen ne kalendarin e punimeve te kuvendit kerkesen e firmosur te 39 deputeteve. Kjo realizohej deri me kushtin per terheqjen e mandateve te deputetit dhe realizimin e kesaj kerkese te drejte dhe reale, te duhur aq shume per shqiperine dhe shqipetaret ne keto kohe.

Kur une kerkoja kete mundesi ata nuk me degjuan, tani eshte kofin pas te vjelit. Aktualisht kesaj opozite parlamentare i ngeli perdorimi dhe nuk mundet ta kushtezoje sot mazhorancen apo te presi prej saje mbeshtetjen per ndryshimet per sistemin zgjedhor, nepermjet kerkeses per takim me Edi Ramen.

Madje ne kete kohe te mbetur nuk realizohet asgje, keshtuqe mazhoranca realizoi qellimin e saj duke perdorur per funksionimin e parlamentit opoziten parlamentare. Kaq i duhej kesaj mazhorance opozita parlamentare. Prandaj kerkesa e tyre per takim me edi ramen eshte nje deshtim tjeter i radhes se opozites parlamentare. Mos e beni kete gabim” shkruan Alimadhi.

Paraardhëse

Kreshnik Spahiu shpërthen ndaj Ilir Metës, liston ‘bëmat’ e fundit të presidentit dhe publikon foton

Pasardhëse

Rrjedh vota e parë nga opozita parlamentare? Deputeti Maliqi zbulon çfarë i tha në telefon Murrizi dhe tregon a do e mbështesë Kodin e Ri Zgjedhor

Pasardhëse

Rrjedh vota e parë nga opozita parlamentare? Deputeti Maliqi zbulon çfarë i tha në telefon Murrizi dhe tregon a do e mbështesë Kodin e Ri Zgjedhor

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.