• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Denoncimi i PD: Energjia u ble 10 milion euro mbi çmimin e bursës

9 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike e ka cilësuar edhe njëherë si krizë korrupsioni, krizën energjetike të shpallur nga qeveria. Në një deklaratë për shtyp, sekretari i grupit parlamentar të PD, Arbi Agalliu ka denoncuar skandalin, ku sipas tij energjia u ble 10 milion euro mbi çmimin e bursës.

“Të nderuar qytetarë, nuk është problemi rritja e çmimit të energjisë elektrike në bursë. Problemi është korrupsioni i kësaj qeverie. Problemi është aferat në këto tendera. Problemi është qindra patronazhistë të punësuar në sektorin e energjisë elektrike që marrin pagë nga buxheti i shtetit,” tha Agalliu mes të tjerash.

Deklarata e plotë:

“Përshëndetje të nderuar qytetarë!

Prej kohësh po flitet për rritje të nivelit të çmimeve të produkteve që konsumojmë. Prej kohësh ju po ndjeni në xhepat tuaja pamundësinë financiare për të përballuar këto çmime. E sikur të mos mjaftonte kjo, kryeministri njoftoi tragjedinë, apo fatkeqësinë e tretë natyrore, që është rritja e çmimit të energjisë elektrike si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike në bursë. Më lejoni t’iu bëj e dije se sa është çmimi i energjisë elektrike në bursë dhe se sa e blen qeveria shqiptare energjinë elektrike. Gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar tre tendera.

Në tenderin e parë janë shpenzuar 16.7 milion euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej fare mirë për 12 milion euro. Pra, 4 milion euro më tepër ka shpenzuar qeveria shqiptare.

Tenderi i dytë, janë shpenzuar rreth 10 milion euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej për vetëm 7.4 milion euro. Pra, janë shpenzuar 2.5 milion euro më tepër.

Tenderi numër tre, qeveria ka blerë energji elektrike me vlerë 12 milion euro, ndërkohë që në bursë mund të blihej me vlerën 9.4 milion euro. Pra, 3.4 milion euro më tepër. Në total janë shpenzuar mbi 10 milion euro nga buxheti i shtetit.

Të nderuar qytetarë, nuk është problemi rritja e çmimit të energjisë elektrike në bursë. Problemi është korrupsioni i kësaj qeverie. Problemi është aferat në këto tendera. Problemi është qindra patronazhistë të punësuar në sektorin e energjisë elektrike që marrin pagë nga buxheti i shtetit. Pra, fatkeqësia natyrore nuk është rritja e çmimit në bursë, por është kjo qeveri që përditë e më tepër, vjedh xhepat e shqiptarëve. Faleminderit!”-shkruan Agalliu.

Paraardhëse

5 mënyra të thjeshta për të humbur në peshë gjatë vjeshtës

Pasardhëse

Rama: PS do të fitojë dhe një mandat të 4-të, në 2030 i kthehem pasioneve

Pasardhëse

Rama: PS do të fitojë dhe një mandat të 4-të, në 2030 i kthehem pasioneve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.