• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Dënimi hipokrit i një krimi të prezumuar

30 November, 2017
në Opinion
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Mediat shkruajnë gjerësisht orët e fundit, për një vendim të gjykatës së apelit të krimeve të rënda, e cila ka lënë në burg gjyqtarin Shkëlqim Miri. Nëse do të besonim informacionin zyrtar, ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të një tumori në kokë. Miri akuzohet se ka marrë ryshfet, një pjesë e të cilit (340 milion lekë), i janë gjetur në shtëpi.

Ndodh gjithmonë kështu. Pa e krahasuar shumën e madhe të parave për të cilat akuzohet gjyqtari, me fakirët e tjerë që vjedhin energjinë apo tentojnë t’i japin një bakshish qesharak policit të trafikut, vlen të komentohet fakti që në shoqërinë tonë egziston e fortë dhe mbretëruese kulturë e mosndëshkimit të thuajse askujt. Me përjashtim të ndonjë shembulli, si ky i gjyqtarit në fjalë, i cili kthehet në monumentin që e godasin të gjithë me gurë. Janë me dhjetra shembujt kur zyrtarë të kalibrit të vogël apo mjekë, gjyqtarë etj, akuzohen se kanë marrë shuma qesharake nën dorë dhe emrat e tyre vihen në “listën e pushkatimit”.

E gjitha kjo shfaqje hipokrite, kthen në simbole të korrupsionit dhe shkeljes së ligjit persona shpesh krejt të panjohur, të cilët marrin automatikisht mbi vete të gjitha gjynahet e palara të të gjithë kategorisë së tyre. Gjyqtarët, mjekët, doganierët e kështu me rradhë. Që të bëjmë paktin e fjalës, autori i këtyre rreshtave ka harxhuar shumë kohë dhe energji këto vite për të shkruar dhe folur në favor të reformës në drejtësi. Një përmbysje si kjo, është e vetmja rrugë për të dalë nga qerthulli i përjetshëm i pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit në këtë vend.

Por kur motivet dhe qëllimi i një reforme degëzohen dhe keqpërdoren në raste si ky i gjyqtarit Miri, ku shkelja e ligjit plekset me sëmundjen e rëndë, apo tek akuzat me pak qindra mijë lekë, siç ndodh me mjekë apo zyrtarë të tjerë të dorës së tretë, gjithçka merr trajtën e një abuzimi dhe falsiteti. T’u biem disave, që të japim përshtypjen sikur po bëjmë diçka!

Të gjithë duhen dënuar. Por ama duhet dënim, jo teatër. Penalizim, jo ballo me maska që luhet me disa, e jo me të tjerë. Gjyqtari në fjalë pretendon se ka një tumor në kokë. Në të shumtën e rasteve ky është një dënim me vdekje, nga ato që nuk i japin gjykatat, por natyra ose Perëndia, siç thonë besimtarët. Është kjo një diagnozë që e bën relative situatën ku ndodhet sot Miri, duke bërë të mbizotërojë etika mbi hetimet ndaj tij.

Është etikisht e papranueshme që një i sëmurë me tumor në kokë (natyrisht nëse vërtetë vuan nga kjo diagnozë, duhet verifikuar në mënyrë rigoroze kjo gjë!), për më tepër i prezumuar si i pafajshëm deri në gjykimin e tij, të mbahet me kokëfortësi në burg. Ndërsa qindra të tjerë ku e ku më fajtorë se ai, me të cilët është marrë media dhe politika me vite, të zhgërryhen në milionat e vëna me hajdutllëk dhe zhvatje. Është e papranueshme nga pikëpamja e humanizmit, që një i sëmurë me një diagnozë që shpesh t’i shkurton në mënyrë drastike vitet e jetës, të trajtohet si një person i shëndoshë, që duhet të përballet me një proces gjyqësor.

Nëse ky vend bëhet më i mirë duke mbajtur në burg një të sëmurë rëndë, që s’ka marrë ende dënimin nga gjykata, atëhere ndodhemi përballë një farse, jo një procesi pastrues. Reforma në drejtësi duhet të nisë nga peshat e rënda. Peshqit e mëdhenj, siç kanë dëshirë t’i quajnë të huajt. Krijimi i “antiheronjve” falsë e dëmton, më shumë sesa e ndihmon reformën në drejtësi. Gjyqtari Miri duhet dënuar nëse gjendet fajtor, por deri në atë ditë një shoqëri civile dhe demokratike gjen mënyrën të jetë humane dhe etike përballë sëmundjes dhe fundit eventual të jetës.

Paraardhëse

Shqipëria, si një kartë krediti për hipokritët

Pasardhëse

Ishin kthyer në tmerrin e zonës, kapen vëllezërit nga Durrësi

Pasardhëse

Ishin kthyer në tmerrin e zonës, kapen vëllezërit nga Durrësi

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.