• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Dendias është me origjinë shqiptare, babai i tij mbante në zyrë bustin e Skënderbeut”, gazetari zbulon detajet nga takimi në Korfuz

22 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari Nebil Çika ka zbuluar një episod nga jeta e tij, kur kishte zhvilluar një takim në zyrën e babait të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çika ka treguar se babai i Dendias fliste shumë mirë shqip dhe e theksonte me krenari faktin se ishte nga një fshat i Bashkisë së Himarës. Më tej ai zbuloi se kishte bërë edhe një vizitë në zyrën e Spiro Dedes dhe i kishte bërë përshtypje që ai mbante pranë tavolinës edhe bustin e Skënderbeut.

Sipas Çikës, një ndër arsyet e mbajtjes së bustit ishte edhe se të parët e tyre kishin qenë luftëtarë të Skënderbeut.

Sipas gazetarit gjenetika e tij shqiptare nuk i sjell asnjë favor vendit tonë, pasi edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis e ka nënën e tij shqiptare, por në fund të fundit i shërbejnë Greqisë.

Postimi i plotë:

“Të paret e mi ishin luftëtarë te tij “ – Ç’farë më tha i ati i ministrit te jashtëm grek per Skënderbeun!

Këto dite ka qarkulluar në media një lajm për origjinën shqiptare të ministrit te jashtëm grek Nikos Dendias i cili vizito Shqipërinë, ne te cilin jam përmendur edhe un.

Është e vërtete qe e kam takuar disa here të atin e tij. Spiro Dede (Dendias) kur botoja e drejtoja gazetën “Saranda” në Sarande. Ne fillim të viteve 1990 ishte biznesmen dhe kryetar i “Dhomës se Tregtisë ” se Korfuzit. Fliste shume mire shqip. Jo vetëm nuk e mohonte por edhe e theksonte faktin qe ishte nga Iliazi një fshat i bashkisë Himarës , një fshat vetëm pak kilometra ne brendësi te Shqipërisë nga fshati im Borshi . Te qenit “patriotë” ,nga e njëjta zonë na e bënte më të lehtë komunikimin.

Origjinen e tij shqiptarë na e ka deklaruar edhe publikisht kur bashke me nje grup gazetaresh te tjerë ishim te ftuar ne Korfuz ne 1994 kur Gjermania i dorëzonte Greqisë kryesimin e BE. Ne agjendë kishim edhe një vizite ne dhomën e Tregtisë se Korfuzit ku na priti z. Spiro Dede. Ne zyrën e vet mbante bustin e heroit tone kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbut. Me beri përshtypje dhe e pyeta pak i habitur: Se pse mbante ne një dhome tregtie heroin kombëtar te vendit tim. E di qe është një prijës e luftëtar i madh por për tregtar nuk e di te ke qene ? – e pyeta ,jo pa qellim .

Përgjigja e Spiro Dedes më befasoi e me pëlqeu shumë :

“Për tre arsye e mbaj ne zyrë Skënderbeun .

E para – ishte një gjeneral i madh!

E dyta- luftoi kundër turqve!

Dhe e treta qe është edhe restoja ime për ty, (mu drejtua mua )- është se të paret e mi ishin luftëtarë të tij.”

Qe Nikos Dendias është me gjak shqiptari kjo nuk vihet ne dyshim , por për te gjaku nuk duket se ka rendësi . Rendësi ka si ndjehet e për ke punon ai dhe është e sigurt qe deri tani punon për Greqinë, ai eshte perfaqesues politik e elektoral i nacionalisteve grek te Nea Dhimokratise. Qenia e tij gjenetikisht shqiptare nuk i sjell asnjë favor Shqipërisë. 50 % te gjakut, shqiptar, e ka edhe kryeministri Micotaqis . Marika , nëna e tij ishte nga familjet e njohura shqiptare ( arvanitase) të Athinës . Por sa ai , 50 % shqiptar, e ka gjakun edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Gjaku ka rëndësinë e vete ne veprimet e një njeriu por ne kemi pare se shume here gjëmën, si popull e komb, na e kane bere njerëz me gjak shqiptar apo ata gjakperzier. Por me që lajmi u botua ne kuadër te marrëdhënieve me Greqinë, ja vlen të kujtojmë se edhe Nepolon Zerva, që drejtoi gjenocidin ndaj çamëve, me gjak shqiptar ishte !”, shkruan Çika.

Paraardhëse

Do jetë përballë Ramës në të njëjtin qark? Basha zbulon çfarë ka në plan PD

Pasardhëse

‘Ishte një epsiod shumë për të qeshur’, ambasadorja Yuri Kim tregon pse e quan kryedemokratin ‘Luli Basha’

Pasardhëse

‘Ishte një epsiod shumë për të qeshur’, ambasadorja Yuri Kim tregon pse e quan kryedemokratin ‘Luli Basha’

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.