• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Demonstratat e 35-vjetorit të vitit 1981 nën hijen e rebelizmit të klasës politike!

12 March, 2016
në Opinion
0
Demonstratat
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

 

Shkruan Asllan Dibrani*

image001

 

 

 

 

 

Demonstratat gjithë popullore të Marsit dhe Prillit të vitit 1981, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish- RSFJ- titoisto- rankoviqase.
Hegjemonizmit i Serbisë asnjëherë nuk la  kohë pasiviteti, por gjithnjë aparaturën e vet e intensifikoj në ofensivë urrejtje me të gjitha mjetet ma të vrazhda të dhunës dhe terrorit kundër shqiptarëve. Kjo dhunë u rezistua me pakënaqësinë dhe revoltën  e shpërthimit me anën  e  këtyre demonstratave qe ishin te domosdoshme  kundër regjimit jugosllav.!

Serbia   u angazhua  dhe angazhoj  të gjitha  forcat e republikave të ish Jugosllavisë duke gjetur formën  dhe mënyrën  ma   të egër,  për t’i quajtur ato demonstrata ,  kundërrevolucionare  dhe antijugosllavedhe vërsuljen kundër tyre me reprezalje ma çnjerëzore. Këto ngjarje dhe  pakënaqësi  qe u shprehen  haptas  nga   studentët  e Universitetit të Prishtinës, profesorëve dhe   klasës punëtore  ishin  për Republikën e Kosovës dhe  Pavarësinë e saj nga Jugosllavia. Kërkesa për krijimin e një republike të shqiptarëve në Jugosllavi, shtrohej si nevojë strategjike e kohës për ta ruajtur identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe për të krijuar parakushte për shkëputje nga Jugosllavia, që ishte bërë një burg i madh i popujve të Ballkanit e ne veçanti i popullit shqiptarë nën Jugosllavi.

Demonstratat e vitit 1981-ta ishin   “Revolucioni” dhe  prishja e  themeleve të Jugosllavisë se Tito-Rankoviqit!

Jugosllavo-Serbia  presionet e veta i shtriu në  diferencimet politike ,si shqiptar i pa përshtatshëm ideo-politikisht, duke na quajtur si irredentist,nacionalit, armiq,kundërrevolucionar,terrorist,antijugosllav, dhe shumë e shumë etiketa të ndryshme me të cilën i shkaktojë popullit mjaft ndasi ,përçarje, huti, imponime, njolla,ndasi familjare, ndasitë individuale, ndasi në vende pune , kolektive, siç ishin diferencime në shkolla ,fabrika,organizata etj. Joshja dhe tërheqja nga ana e pushtuesit për disa shqiptarë “të ndershëm” qe ishin tradhtar ndaj çështjes shqiptare,si njerëz të mirë për njerëzit analfabet ishin të shitur  si projugosllav  dhe antishqiptar ! Një pjesë ishin të përkëdhelurit dhe bashkëpunëtorët ma të afërm të sistemit ish jugosllav ( në organet e Serbisë)gjë qe në praktikë i kushtonin  popullit shqiptarë mjaft në stilin “Përçajë e Sundo”. Kaluan shume vite dhe   kjo  datë u manifestua  nga  populli liridashës shqiptar,   por me kalimin e kohës sikur  po mbetet nën  hijen e    njerëzve  pushtetar   të  Kosovës gjë që    opinioni    po e  përjeton si     dobësi apo një indiferentizëm ndaj atyre sakrificave     të   njerëzve   zëdhënës   të Kosovës  së asaj kohe,  qe shpërthyen  demonstratat  e 11 marsit  të vitit 1981,e që aparatura   jugosllave  dhe shteti jugosllav shënoj    fillimin e shkatërrimit te sajë. Revolucioni i kësaj date  ishte   prishja e  themeleve të Jugosllavisë se Tito-Rankoviqit.

u2_image004
Pamje e terrorit serb në pranverën e vitit 1981 duke i përdorur mjetet ma te rënda kundër demonstruesve shqiptarë për Republikën dhe pavarësinë  e Kosovës . 

-Këto ngjarje   u përhapën     në tërë Kosovën gjë qe i prishi imazhin Jugosllavisë  artificiale,qe  u mundua qe ti fsheh Serbo-Jugosllavia  si  një lloj pakënaqësie  në fillim  si pakënaqësi   e studenteve  për kushte  ,por realiteti shpejt doli ne shesh, se   demonstratat u karakterizuan   politike. Pas atyre  ngjarjeve pasuan    arrestimet e mijëra  studenteve , profesorëve dhe intelektualëve   qe  u dënuan me shumë  vite burg  e qe kishim një tretman   të egër në burgjet   ish jugosllave. Në këtë aspekt Marsi dhe Prilli i vitit 1981, shënojnë njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë. Po të mos ndodhte ajo që ndodhi asokohe shqiptarët, sot do të jetonin ashtu sikurse jetojnë hungarezët në Vojvodinë, myslimanët në Sanxhak, apo vllehët në krahinën e Timokut në Serbi.

Bërthama e  UÇK-së  , në të gjitha nivelet  ishte  nga ish të përndjekurit dhe të dënuarit  politik  të  vitit 1981.

Pakënaqësia dhe rezistenca shqiptare  nuk u ndal as me këtë masa,  por ajo   u indonkrinua  dhe  e mobilizoj masën   popullore edhe ma shumë  qe ne vitet në vijim  u formuan celulat e para    të UÇK-së ,brenda në Kosovë në të gjitha nivelet komanduese ishin inkuadruar ish të përndjekurit dhe të dënuarit e vitit 1981. Ata tashmë drejtonin Shtabin e Përgjithshëm, shumicën e zonave Operative, sigurimin sekret, institucionet e para informative të UÇK-së etj..  Shqiptaret  zgjodhën    rrugën  paqësore dhe atë   ushtarake  gjë që  përfituan  simpati nga bota demokratike  në krye me shtetet e bashkuara të Amerikës,  po edhe me aleatet tanë  realizuam  fitoren  kundër  agresorit serb .Kjo pavarësi e tanishme  ne saje te një çlirimi te mirëfilltë  e lindur pikërisht nga ish te burgosurit politik të atyre demonstratave sikur po mbetet edhe ky përvjetor i demonstratave të  1981-it  nën hijen e rebelizmit  të  klasës politike kosovare  ku vlerat tona po i zbehin për karriget e vata !Lufta  e tyre politike  për gara përfitime personale po e humb imazhin  Kosovës  dhe të arriturat qe i  patëm  në 35 vitet e fundit..Me politiken  e tyre po qojnë ujë në mullirin  e   Serbisë,  duke krijuar huti ngërçe, sabotazh dhe injorance nder shqiptar..

*Autori është ish i burgosur politik i ngjarjeve të viteve të 1981-ishit

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e shtunë 12 mars 2016

Pasardhëse

7 gjëra që duhet të dini në lidhje me krizën e komplikuar të emigrantëve

Pasardhëse
në lidhje me krizën e komplikuar të emigrantëve

7 gjëra që duhet të dini në lidhje me krizën e komplikuar të emigrantëve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.