• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Demokratët “zbulojnë” provat që tregojnë se Rama ka manipuluar procesin e vettingut

2 August, 2018
në Aktualitet, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike përmes deputetit Enkelejd Alibeaj reagoi sërish në lidhje me procesin e vettingut.
Në një dalje për mediat ai u shpreh se rasti i gjyqtarit Dritan Hallunaj, që liroi nga burgu Arben Frrokun, mikun vrasës të Edi Ramës, faktoi se vetingu po konfirmon në detyrë gjyqtarë të korruptuar, të lidhur me krimin e organizuar dhe që Edi Rama do t’i përdorë në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Sipas Alibeajt konfirmimi në detyrë i gjyqtarit të Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj, përgjegjës për lirimin nga burgu të mikut të Edi Ramës Arben Frroku, vrasësit të komisarit Dritan Lamaj, është kambanë alarmi për sistemin e ri të drejtësisë dhe provë e qartë se vettingu nuk po ndëshkon gjyqtarët e prokurorët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Reagimi

Për këdo që e ka harruar, po sjellim në kujtesë momentin e dhënies së pafajësisë nga Dritan Hallunaj për mikun vrasës të Edi Ramës dhe që sot është vlerësuar si “vendimi i duhur” nga organet e vettingut. HALLUNAJ: gjykata vendosi: Deklarimin të pafajshëm të të pandehurit Arben Frroku për akuzën e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese të kryer në bashkëpunim. (3 PRILL 2015)

Lirimi nga burgu i një vrasësi si Arben Frroku, që më pas në të gjitha shkallët e gjykimit, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, u dënua me burgim të përjetshëm, është shkak i mjaftueshëm për të shkarkuar nga detyra një gjyqtar.

Nëse gjyqtarët konfirmohen në detyrë pavarësisht se kanë liruar nga burgu vrasës dhe individë të lidhur me krimin e organizuar, atëherë vettingu ka dështuar të kthejë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Kjo ishte e vetmja pritshmëri, e shprehur edhe nga ambasadori Donald Lu, 3 vjet më parë, kur komentoi rastin e Arben Frrokut dhe gjyqtarit që i dha pafajësinë.

DONALD LU: Persona si Arben Frroku, që vrau një shef policie, por në mënyrë të mistershme u lejua të largohet nga vendi, ndërsa ishte në pritje të apelimit në gjykatë…janë llojet e përsonave që duhet të kenë frikë nga një sistem drejtësie funksional. (17 NËNTOR 2015)

Me konfirmimin në detyrë të Dritan Hallunajt, jo vetëm po faktohet çdo ditë se Edi Rama kontrollon politikisht procesin e vettingut, por, po faktohet, gjithashtu, se Pallati i Drejtësisë nuk po pastrohet nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Organet e vettingut e mbrojtën gjyqtarin Hallunaj, që liroi nga burgu Arben Frrokun, sepse tani ai i duhet Edi Ramës në Këshillin e Lartë Gjyqësor për të vënë nën kontroll edhe qeverinë e re të gjyqësorit.

Nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot Dritan Hallunaj do të ishte shkarkuar nga detyra, si një nga gjyqtarët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Partia Demokratike shpreh shqetësimin se procesi i vettingut, i diktuar nga Edi Rama, po mban në sistem gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, në kundërshtim me pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë.

Paraardhëse

Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe policisë, ja cilat janë motivet

Pasardhëse

U ekzekutua në mes të sheshit të mbipopulluar, identifikohet shqiptari (VIDEO)

Pasardhëse

U ekzekutua në mes të sheshit të mbipopulluar, identifikohet shqiptari (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.