• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Dëmet pas tërmetit në Shqipëri, Emmanuel Macron i bën kërkesën e fortë aleatëve të NATO-s në Londër

6 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Burime nga qeveria shqiptare i thanë sot Deutsche Welles se ende nuk është caktuar se ku do të zhvillohet konferenca. Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të mërkurën, pas takimit të NATO-s në Londër: “Ne kemi nevojë për një konferencë solidariteti për Shqipërinë”, dhe shtoi se “konferenca mund të zhvillohej në Francë”.

Macron tha gjithashtu se ajo mund të bashkojë partnerë publikë dhe privatë për të organizuar rindërtimin e vendit.

Qeveria shqiptare ende nuk i është përgjigjur këtij propozimi. Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e quajti konferencën e madhe të donatorëve, të propozuar dje nga kryetarja e komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, “sukses të madh” dhe se ajo krijon mundësinë “për qasje shtet me shtet”:

“Konferenca e madhe e donatorëve është një sukses, po të doni vendoseni edhe në thonjëza, sepse krijon premisën për një qasje shtet me shtet në raport me Shqipërinë dhe është një instrument ekstra mbi gjithë instrumentet e tjerë të financimit, me një potencial financimi të konsiderueshëm”, tha Rama.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës para tërmetit ishin të tensionuara për shkak të vetos së Francës në Këshillin e BE-së kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por, pas tërmetit, dy vendet u afruan sidomos pasi presidenti francez dërgoi një skuadër shpëtimi në Shqipëri. Në Watford, Macron përsëriti arsyetimin për vendimin e tij se nuk ishin përmbushur kushtet për negociatat e pranimit. Por kritikoi gjithashtu edhe procedurën e zgjerimit të BE-së, e cila, sipas Macron është shumë konfuze dhe burokratike.

Të mërkurën, Komisioni i BE-së njoftoi se ka vënë në dispozicion 15 milionë euro për Shqipërinë, në mënyrë që ajo të përballojë nevojat emergjente të shkaktuara nga tërmeti. Von der Leyen paralajmëroi gjithashtu se do të organizojë edhe një konferencë donatorësh.

Siç i konfirmoi sot qeveria shqiptare Deutsche Welles, aktualisht janë rreth 12 mijë njerëz të strehuar në çadra dhe hotele. Tërmeti 6.4 ballësh ishte më shkatërruesi në Shqipëri prej disa dekadash. Dëmi i shkaktuar mendohet të krkojë deri në një miliardë Euro për rikuperim. (dw, afp, ash).

Paraardhëse

Kriza pas tërmetit! Linda Rama ofrohet vullnetare, kjo është detyra që do të ketë bashkëshortja e kryeministrit

Pasardhëse

Austria dhuron 600 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Pasardhëse

Austria dhuron 600 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.