• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Del studimi, ja kur koronavirusi do të arijë kulmin e tij në Shqipëri, ja data që parashikohet (FOTO)

17 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për Shqipërinë për të kuptuar në çfarë përmasash do të jetë infektimi nga COVID-19. Institucionet shkencore ndërkombëtare dhe ato të shëndetit kanë arritur në përfundimin se periudha e inkubimit të virusit, dmth sa ai qëndron në trupin e njeriut të infektuar pa shfaqur simptomat, është rreth 14 ditë.

Në 8 mars në Shqipëri u gjet personi i parë i infektuar. Autoritet thanë se është pacienti zero, por siç treguan ditët më pas, djali nga Puka ishte i pari, por ndoshta jo pacienti zero. Ato ditë, bashkë me të, kanë ardhur edhe shqiptarë të tjerë nga Italia nga pika të tjera hyrëse. Gjithsesi, duke qenë se kjo është data e parë, përllogaritet që fundi i perudhës së inkubimit të jetë diku rreth datës 22 mars, kur mund të jetë kulmi i parë i shpërthimit për numër njerëzish të infektuar. Ndoshta edhe pak më shpejt.

Duke u mbëshetur në të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), Gazeta “Si” ka ndërtuar një grafik që tregon se si është shkalla e përhapjes së COVID-19 sipas numrit të të prekurve në Shqipëri duke e krahasur me Kinën dhe Italinë. Siç mund të vihet re, grafikët ngjajnë në trendin e tyre. Numri 1 në grafik tregon ditën kur në secilin shtet u shfaq pacienti i parë. Në Shqipëri është data 8 mars, pra 6 ditë më parë.

Edhe në Itali ka të njëjtën ecuri në raport më ditën e parë kur u shfaq virusi, përpara se të shpallej gjendja e emergjencës dhe izolimi i qytetarëve.

Por pyetja themelore që shtrohet duke parë këtë trend në rritje në Shqipëri si dhe duke u bazuar nga trendet e ngjashme që janë pasuar në shumë vendë që është përhapur koronavirusi është: “Nëse vallë javën e ardhshme, duke marrë në konsideratë izolimin e ndalimin e qarkullimit të qytetarëve në vënd, do të ketë rritje të numrit të qytetarëve të infektuar me koronavirus apo përmirësim të situatës ?”

Nga grafiku i krijuar që prezanohet në krye të shkimit, Gazeta “Si” vuri re se në ditën e 19-të ka një kapërcim të theksuar të rasteve me Covid-19 si në Kinë ashtu dhe në Itali. Në Kinë numri i të infektuarëve nga dita e 7-të në atë të 14-të është gati dyfishuar e po kjo situatë e ngjashme shumëfishimi është vënë re e në Itali ku numri është gati dhjetëfishuar.

Ajo që i përbashkon Kinën dhe Italinë është se në të dyja vendet virusi i ka prekur qytetarët me pothuajse të njëtin trend. Shqipëria deri tani në këtë javë të parë është në të njëjtat gjurmë. Dhe ndoshta data 27 mars do të jetë në tjetër kulm shpërthimi.

Gjithsesi ky mbetet një parashikim dhe rezutati do të varet shumë nga efekti i karantinës si edhe masat e qeverisë.

Qeveria ka parashtruar më herët se është e sigurt se shkalla e përhapjes do të jetë e lartë. Ndaj nëse deri tani keni menduar se gjërat duken lehtë, jeni gabim. Java që vjen është decizive. Por mos u alarmoni, rrini në shtëpi dhe ndiqni këshillat për higjenën pasi kjo është gjëja më e mirë që duhet bërë tani.

FOTO:

Paraardhëse

Filmi që “parashikoi” koronavirusin thyen rrjetin, renditet ndër filmat më të shikuar të muajve të fundit (VIDEO)

Pasardhëse

Rama jep lajmin e madh, ja çdo ndodhë me ata që kanë mbyllur punën dhe rrezikojnë pagën këtë muaj

Pasardhëse

Rama jep lajmin e madh, ja çdo ndodhë me ata që kanë mbyllur punën dhe rrezikojnë pagën këtë muaj

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Erion Veliaj, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i...

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.