• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Dekriminalizimi, tre deputetë e një kryebashkiak në ikje

19 January, 2017
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Janë edhe 16 zyrtarë të tjerë të lartë, mes tyre deputetë dhe nje  kryebashkiak, të cilët po kalojnë nën “sitën” e Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e pastërtisë së figurës së tyre.

Burime konfidenciale nga organi i akuzës thanë për Top Channel se bëhet fjalë për 3 deputetë nga mazhoranca dhe opozita, për të cilët organi qendror i akuzes po pret vendimet e dënimet nga gjykatat respektive, për t’ja dërguar më pas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të vendosur si në rastin e Selamit, Tahirit dhe Rroshit, nëse do t’ja heqë mandatin apo jo.

Burimet tegojnë se një deputet është nga radhët e Partisë Demokratike, i cili po verifikohet për një arrestim jashtë vendit. Ndërsa dy të tjerët nga radhët e shumicës, respektivisht nga PDIU dhe LSI.

Për këta dy të fundit Prokuroria po pret vendimet e gjykatave nga Italia dhe Zvicra, pasi informacionet që ajo disponon jo zyrtarisht, flasin për dënime me 12 dhe 15 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge dhe prostitucion.

Gjithashtu nën sitën e hetimeve aktualisht është edhe një kryebashkiak socialist. Burimet e organit qendror të akuzës thonë se informacionet që u mbërrijnë janë të shumta dhe kryesisht anonime, për shkak të frikës që kanë, siç thonë ata që dërgojnë të dhëna.

Kryesisht ata që çojnë të dhëna në Prokurori janë banorë të zonave ku kanë banuar apo banojnë këta zyrtarë, e që u njohin prej vitesh aktivitetet e tyre dhe problemet që kanë pasur me ligjin brenda dhe kryesisht jashtë vendit.

Por burimet nënvizojnë se shumë të dhëna vijnë edhe nga bashkëkombësit tanë që kanë jetuar me ta jashtë vendit dhe njohin aktivitetin e tyre.

Të gjitha këto të dhëna, thonë në Prokurorinë e Përgjithshme do të verifikohen dhe në këtë fazë ata janë edhe në bashkëpunim me zyrat homologe.

Hetimet vijojnë prej disa javësh dhe pritet që në muajt në vijim, fare pak para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, në KQZ pritet të dërgohen emrat konkrete të atyre që mund të lënë mandatet.

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e premte 20 janar 2017

Pasardhëse

Kush janë tre deputetët kriminelë që do t’u hiqen mandatet

Pasardhëse

Kush janë tre deputetët kriminelë që do t'u hiqen mandatet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.