• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Dekriminalizimi, Prokuroria çon në gjykatë një drejtor të Kuvendit

21 December, 2016
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish–ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genci Muçaj që aktualisht mban detyrën e Drejtorit të Shërbimeve  dhe Marrëdhënieve Shumëpalëshe dhe Dypalëshe pranë Kuvendit është dërguar në gjyq nga Prokuroria e Tiranës, pasi ka fshehur të dhënat në formularin e Dekriminalizimit.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, Muçaj ka fshehur një dënim të Gjykatës së Tiranës në vitin 2008. Ai është dënuar me 133 mijë lekë gjobë, për akuzën e falsifikimit të dokumenteve shkollore.

Në kërkesën për gjykim që disponon Televizioni Klan, Muçaj ka probleme edhe me atësinë.

Ai ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit atësinë “Hazis”, ndërkohë që nga shkresa e dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile rezulton se atësia aktuale e tij është “Hazir”.

Gjatë hetimeve ka pranuar faktin që formulari është plotësuar prej tij. Por ai pretendon së pari se ai është konsultuar me shumë juristë, të cilët i kanë sqaruar se vepra penale për të cilën ai është dënuar nuk ishte objekt i deklarimit që përcakton ky ligji.

Muçaj ka shpjeguar se ai nuk ka dashur që dënimi t’i krijonte situata problematike me gazetat apo media të ndryshme, të cilat do kishin për qëllim cënimin e dinjitetit të tij si person dhe nëpunës i shtetit.

Gjithashtu ka sqaruar zyrtari se formulari i vetëdeklarimit nuk ka një rubrikë që të parashikojë deklarimin për konsumimin e një vepre penale të dënuar me gjobë, pasi të gjitha kërkojnë masën e dënimit me burgim. Në fund ai pretendon se dënimi i tij nuk ekziston, pasi është i rehabilituar.

Por për Prokurorinë, dënimi me gjobë është subjekt i ligjit të Dekriminalizimit dhe për këtë arsye Muçaj duhet ta kishte deklaruar. Për këtë arsye, ai është dërguar në gjyq për akuzën “Falsifikim i formularëve”.

Paraardhëse

Selami: Mandatin ma ka dhënë Vlora!

Pasardhëse

Angela Merkel drejt dorëheqjes?

Pasardhëse

Angela Merkel drejt dorëheqjes?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.