• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Deklaro që nuk je hija e tij”, zbardhen detaje nga takimi i demokratëve, Grida Duma i bën kërkesën e papritur Enkelejd Alibeaj

20 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
265
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputetja Grida Duma, ka qenë e pranishme në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, ku është treguar e prerë me kërkesat për Enkelejd Alibeaj.

Në debatin mes deputetëve demokratë të mbledhur pasditen e djeshme në një takim joformal, Duma mësohet të ketë kërkuar që Alibeaj të largohet nga “hija” e ish-kreut të PD Lulzim Basha, si e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

“Erdha në respekt të dy kolegëve që na ftuan për kafe, për qetësinë dhe integritetin e paqtë të tyre. Erdha po ashtu me vëmendjen për t’ju dëgjuar, e madje pres që këtu të flasë qartë kryetari i grupit, sepse ajo që ka marrë përsipër të bëjë ai, pas “hapit pas” të ish kryetarit, është e madhe, por po ashtu sfidë që kërkonte qartësi politike. Asgjë nuk ka ecur si duhej!

Sot po jua them të gjithëve, sepse erdha për të qenë e hapur, atë që i thashë kryetarit të grupit edhe veçmas që në fillesë; distancohu publikisht nga ish-kryetari dhe deklaro që nuk je nën hyqmin e tij, përndryshe do të jetë e dëmshme për ty vetë e për këdo tjetër që mban këtë qëndrim. Përpos kësaj i kam kërkuar të ngrihet menjëherë, menjëherë, një grup përfaqësues i PD dhe të bëhet një dialog i hapur me demokratët kudo nëpër Shqipëri. Kurrë nuk u dol të flitet me demokratët hapur dhe pa doreza, si ndodhën ngjarjet dhe çfarë na pret në këto kushte. Asnjëra nga këto nuk u bë!

Unë nuk kam asnjë kërkesë dhe asnjë kusht sepse i kam thënë qëndrimet e mia publikisht dhe më shumë se në tavolina të vogla kam qenë e qartë që njoh realitetin politik dhe po ju theksoj kolegë që kjo që po bëni nuk është politikë por një zhdukje e kontributit të këtyre grave dhe burrave këtu që kanë sakrifikuar dhe nuk i trajtoni dot formalisht sepse nuk ka asnjë vlerë formalja me.

Ne kemi një detyrim ndaj atyre që na kanë votuar, ata qe na kanë votuar duan të fitojnë dhe të vijmë në pushtet. Përveç të tjerave juve ju rëndon dhe ju pengon, juve jo mua, që konsideroheni se po bëni lojën e rikthimit të njërit që nuk është, në një parti që do mbetet e vogël pas vulës.

Nëse nuk hiqni këtë ngarkesë mit apo këtë perceptim nuk do ngriheni dot. Nuk është çështja se çfarë bën ai që do të rikthehet, sepse në fakt është jashtë politike, por çështja është se si ju nga demokratët dhe publiku shiheni se po ju përdor dikush. Vetëm kur të jeni të lirë nga kjo përdorje mund të ndërtoni politikisht, ndryshe vetëm do të dëmtoni”, është shprehur ajo.

Paraardhëse

Hajduti kërcënon me armë turistin dhe i merr orën, ja kthen për 5 minuta, nuk do ta besoni arsyen

Pasardhëse

Me pushime në jug të Shqipërisë, Artan Hoxha tregon të papriturën me të cilën u përball: Më thanë 350 euro

Pasardhëse

Me pushime në jug të Shqipërisë, Artan Hoxha tregon të papriturën me të cilën u përball: Më thanë 350 euro

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.