• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Deklaratë e bujshme nga Jozefina Topalli: Votat e partisë time do t’i bashkohen të djathtës për të shporrur Ramën

7 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
111
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryetarja e Parlamentit dhe ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, e cila sot ka krijuar një parti të re të quajtur Lëvizja për Ndryshim, do të tentojë të marrë sa më shumë vota në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Në një lidhje direkte për emisionin Opinion , ajo thotë se mandatet që do të marrë forca e saj politike, do t’i bashkohen votave të së djathtës shqiptare për të rrëzuar nga pushteti Kryeministrin Edi Rama.

“Ka një ndryshim midis lidershipit të PD dhe parimeve që unë besoj. Mandatet që do të marri Lëvizja për Ndryshim, do t’u shkojnë mandateve të së djathtës për të krijuar një qeveri të së djathtës për të rrëzuar Edi Ramën, për të larguar edhe dy kryetarët e tjerë të partive me të cilët ka qeverisur herë pas herë Edi Rama. Ne nuk e dimë se sa mandate do të marrim. Unë jam optimiste për një fakt sepse po jetojmë një situatë paradoksale dhe krize. Dhe për shkak të kësaj situate kanë lindur këto forca të reja politike. Ne jetojmë në një kohë kur forcat politike janë monopole të kryetarëve të tyre. Ai ndryshim i Kushtetutës në 2008 nuk çonte në vrasjen e demokracisë së forcave politike. I jepte kryetarit të partisë një fuqi më të madhe, por kjo nuk do të thoshte që ai të shkelte çdo parim”.-tha Topalli.

Jozefina Topalli shprehet se synon të marrë edhe vota nga qytetarë të majtë të cilët janë të zhgënjyer nga Kryeministri.

Por përse këta votues duhet të besojnë Topallin, e cila ka qenë pjesë e politikës prej vitesh dhe nuk është “fytyrë” e re?

“Ka një përqindje shumë më të madhe të qytetarëve që janë të pakënaqur nga Edi Rama, ndihen të majtë të tradhëtuar. Unë nuk jam fytyrë e re, por unë jam ndryshe. Unë nuk jam e korruptuar. Unk nuk kam marrë pjesë në koncesione, nuk kam marrë vila nga oligarkët. Kam qenë nënkryetare e Parlamentit dhe kam pasur një kompetencë për të moderuar debatin brenda parlamentit”. -thote Topalli.

Paraardhëse

Bushati: Rama po bën të pëlqyerin e Greqisë e të bindurin e Erdoganit

Pasardhëse

Lorenc Vangjeli e thotë hapur: Në fund të datës 25 prill Rama do të dalë shumë i kënaqur

Pasardhëse

Lorenc Vangjeli e thotë hapur: Në fund të datës 25 prill Rama do të dalë shumë i kënaqur

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.