• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Deklaratat e eurodeputetit kundër shqiptarëve, reagon “flakë për flakë” Taulant Balla

3 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
173
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Delegacionit Shqiptar në Parlamentin Europian, Taulant Balla ka dënuar deklaratat e Deputetit të Parlamentit Europian, Nicolas Bay kundër shqiptarëve.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se prej disa ditësh, gjatë një vizite në Kosovë, një anëtar i i Parlamentit Europian, Nicolas Bay, përfaqësues i ekstremit të djathtë, ka bërë deklarata tepër të rënda fyese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe besimeve tona fetare, duke cenuar rëndë dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, si komb autokton në Kosovë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“DËNOJMË DEKLARATAT E NJË ANËTARI TË PARLAMENTIT EUROPIAN KUNDËR SHQIPTARËVE!

Prej disa ditësh, gjatë një vizite në Kosovë, një anëtar i i Parlamentit Europian, Nicolas Bay, përfaqësues i ekstremit të djathtë, ka bërë deklarata tepër të rënda fyese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe besimeve tona fetare, duke cënuar rëndë dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, si komb autokton në Kosovë.

Është një akt i rëndë, që nuk mund të kalohet kurrësesi në heshtje, adresimi nga një anëtar i PE ndaj Qeverisë së Kosovës si një “zgjatim i mafias shqiptare dhe i shtetit të islamizuar shqiptar”, shoqëruar me akuza haluçinante për spastrim fetar të minoritetit serb në Kosovë, të cilët janë të mirë-përfaqësuar në Parlamentin, Qeverinë dhe pushtetin vendor të Kosovës.

Do t’i kërkojmë zyrtarisht Parlamentit Europian, që në respekt të rregulloreve të veta kundër rracizmit dhe anti-diskriminimit të dënojnë urgjentësisht këto deklarata të papërgjeshme dhe marrjen e masave disiplinore dhe ligjore ndaj këtij anëtari të Parlamentit Europian, si nxitës i urrejtjes dhe diskriminimit etnik dhe fetar.

Kujtoj se Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti Europian kanë nënshkruar një Deklaratë të Përbashkët kundër rracizmit dhe ksenofobisë, për “nevojën e parandalimit të të gjitha formave të diskriminimit”. Deklaratat e këtij anëtari të Parlamentit Europian është rasti që Bashkimi Europian të tregojë se rregullat zbatohen dhe respektohen njëlloj nga të gjithë.

Vërejmë me shqetësim se rublat vazhdojnë të frymëzojnë dhe sponsorizojnë qëndrime të tilla ndaj shqiptarëve, njëlloj sikurse ka ndodhur edhe me Rezolutën 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”, e cila bazohej në një raport tërësisht të pavërtetë të deputetit Dick Marty.”, ka shkruar ai.

Paraardhëse

Italian apo shqiptar? Beniada Nishani zbulon detaje për djalin që i ka rrëmbyer zemrën

Pasardhëse

Deputeti demokrat drejton gishtin nga Basha: Ndarja e PD-së lëvizje e tij, ja kujt po i shërben

Pasardhëse

Deputeti demokrat drejton gishtin nga Basha: Ndarja e PD-së lëvizje e tij, ja kujt po i shërben

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.