• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Deklarata e Ramës mbi përgjimet e ‘Ndraghetës’, vjen reagimi i fortë i PD

26 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
46
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Rama lidhur me përgjimet e Ndraghetës, që në pjesë të ndryshme të tyre implikojnë edhe zyrtarë shqiptarë.

Sipas Gjatës Rama u përpoq sot që ta relativizonte çështjen, duke u fshehur pas një konstatimu të prokurorisë italiane, ndërkohë që sipas tij bashkëpunimi i Ndraghetës në Shqipëri rezulton flagrant në përgjime.

“Po të shikojmë në sitet serioze, Ndragheta është e përhapur në të gjithë botën, Antimafia ka bërë një hetim shumë serioz, nuk është një hetim me fushatë. Gangsterët kur përgjohen nuk e dinë që kjo po u bëhet, po ta dinin nuk kishin për të folur, problemi është se çfarë do të bëjmë ne këtu? Dyqanet e veshjeve i ka qejf kryeministri, edhe veshjet e tij ekstravaganto politike i njeh mirë ato.

E gjithë përpjekja është për ta relativizuar çështjen, ne e dimë korrupsionin që po bëhet në vend që nga 2015-ta e këtej, por këto që kanë dalë janë skandali i skandaleve. Të gjithë i kemi parë marrëdhënien që ka kjo qeveri me krimin e organizuar, dhe tashmë edhe me mafian ndërkombëtare.

Ku shkonte ajo drogë me të cilën u mbukuar Shqipëria në vitet 2015-2017, ka një bashkëpunim me mafian më të fuqishme në Itali, që në këtë rast është Ndragheta. Këtu skandalet zënë skandalin, i kemi me radhë të gjitha, duke nisur nga spitalet te darka me Nusretin, dhe askush nuk mban përgjegjësi në nivel drejtorash.

Kjo është përmbi të gjitha, është jashtëzakonisht e madhe, grup i strukturuar kriminal i themi ne. Ajo që thoni ju se kryeministri ka thënë që është investuar vetëm në një dyqan, jo mo jo, ata nuk do të vijnë vetë këtu dhe të nxjerrin emrat e tyre. Ata investojnë duke përdorur emrat e personave të tjerë, ku janë gjetur paratë për ndërtimin e këtyre kullave. Po mafia ua ka dhënë, kush ua ka dhënë! Personat që dalin aty kanë marrë miliona euro nga tenderat në shëndetësi, shkoi një kapele polici sa një rrogë e mirë për shqiptarët e thjeshtë.

Ti pret që ai mafiozi të dalë e të thojë ja bizneset që kam unë në Shqipëri, Veliaj përdridhej dhe spërdridhej, nuk reagon fare. Nuk pranon ai që të bëjë deklarata se e di që është brenda, një javë heshti Edi Rama, e la sa të bëhej mullar, e doli sot duke e relativizuar çështjen. O zotëri këtë e ka bërë antimafia italiane, ishte një grusht turinjve, asaj përgjigju, mos iu përgjigj politikës shqiptare”, tha Gjata.

Sa i takon nisjes së hetimeve nga SPAK, Gjata tha se ato duhet të nisin sa më parë, në mënyrë që provat të mos zhduken.

“SPAK ka kohë që i ka rënë besueshmëria në sytë e publikut, ka marrë shumë denoncime dhe nuk ka bërë asgjë, shumë prej dosjeve i kanë transferuar”, tha më tej Gjata.

Paraardhëse

Toka nuk gjen qetësi! Tërmeti me magnitudë 4.9 shkund këtë shtet, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Pasardhëse

Nga miniera në parlament, kandidati i pavarur tregon skenaret që po thuren: Nuk bashkëpunoj me PD-PS, ka një hile për firmat

Pasardhëse

Nga miniera në parlament, kandidati i pavarur tregon skenaret që po thuren: Nuk bashkëpunoj me PD-PS, ka një hile për firmat

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.