• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Deklarata e papritur e Dukës për koalicionin e mundshëm me PS, vjen reagimi i fortë i Arben Malajt

24 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka komentuar një deklaratë të bërë nga kreu i PAA, Agron Duka se nuk do të hyjë në listat e PD dhe se është gati edhe për koalicion me të majtët.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Malaj e cilëson atë si një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe të orientuar nga pozitiviteti. Ai thotë se PAA ka kërkuar vazhdimisht rotacion politik, ndërsa thekson disa nga problemet në vend.

Postimi i plotë:

“Për këtë deklaratë të kryetarit të PAA ka shumë komente në rrjetet sociale. Komunikimi i drejtpërdrejtë, i sinqertë dhe i orientuar nga pozitiviteti dhe optimizmi për të ardhmen është shumë i rëndësishëm në angazhimet politike. Lidhur me debatin Churchilli theksonte se “për parimet e ndryshoj partinë por për partitë nuk i ndryshoj parimet”.

Kjo është shumë e rëndësishme edhe në rastin e PAA dhe deklaratës së z. Duka e cila vërtetohet edhe nga disa argumenta dhe fakte konkrete. (i) . z. Duka dhe PAA e kanë deklaruar se janë pjesë aktive e opozitës, ruajnë identitetin e tyre politik me fokus sfidat e bujqësisë dhe ambientit. (ii). PAA vazhdimisht ka theksuar se vendi ka nevojë per rotacion politik dhe është e angazhuar në përballjen opozitare me mazhorancën aktuale për braktisjen që ajo i ka bërë fermerëve dhe dëmet ambientaliste që po shkakton me modelin e saj të zhvillimit. Vetëm dy ditë më parë u njoftua se Tirana rezulton kryeqyteti më i ndotur në Europën Lindore dhe ndojtja gjatë qeverisjes së Veliaj është rritur gati 2 herë. Rritja e ndojtjes vret më shumë se coronavirus.

(iii). Z. Duka nuk ka pranuar asnjë ofertë për të shërbyer si “djali planprishës” i koalicionit opozitar edhe pse ka vërejtje konkrete për veprime konkrete të opozitës, e cila duhet të maksimizojë votën e mbështetjes të saj mes shumë shqiptarëve drejt rotacionit politik.

(iv). Çdo parti politike synon të ketë përfaqësim në parlament, në Bashkitë dhe në Qeveri për të mbajtur premtimet e saj. Ka momente kur partitë politike dalin mbi vetveten dhe bëjnë koalicione që ç’tensionojnë politikën shqiptare apo çbllokojnë proçeset integruese të vendit. Opsioni i parë mbetet opozita ku PAA ka vite që kontribuon. Por asnjëherë një opsion nuk duhet të jetë i vetëm. E rëndësishme është që angazhimi të jetë vetëm për qëllime fisnike dhe larg interesave meskine.

(v). Qëndrimi i z. Duka përputhet me eksperiencat më të mira të Partive të Gjelbërta të cilat kanë imponuar programet qeverisëse në koalicionet ku kanë bërë pjesë. Të gjelbërit janë në rritje për shkak të angazhimit të tyre për çështjet jetike me të cilat shoqëritë tona po përballen. Ditë të mbarë, Arbeni” – shkruan Malaj.

Paraardhëse

Renato Mekolli zbulon prapaskenat e xhirimeve të “Hell’s Kitchen”, të gjithë qeshën me atë çfarë i është dashur të bëjë (VIDEO)

Pasardhëse

Ish-ministri i Shëndetësisë flet troç: Valë të dytë nuk ka, ja pse dorezat janë rrezik

Pasardhëse

Ish-ministri i Shëndetësisë flet troç: Valë të dytë nuk ka, ja pse dorezat janë rrezik

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.