• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Deklarata e kryeministrit para mjekëve te spitali Infektiv, reagon menjëherë ish deputeti: Edi Rama kopjoi programin e PD

25 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka komentuar deklaratën e sotme të kryeministrit Edi Rama para mjekëve te spitali Infektiv, të cilëve u premtoi rritje page.

Për Spahinë, kryeministri është një “kopjac”, pasi ky premti është bërë më herët nga PD. Sipas tij, Rama nuk ka një strategji as për personelin shëndetësor, që mbetet nën kapacitete përpara periudhës vjeshtë-dimër.

Deklarata e plotë:

“EDI RAMA, KY KOPJAC I PANDREQSHEM!

7 muaj në situatë sprovuese me pandeminë Covid-19 dhe Edi Rama ende nuk ka një strategji as për personelin shëndetësor, që mbetet nën kapacitete përpara periudhës vjeshtë-dimër!!! Pas javësh të tëra heshtje, Edi Rama u shfaq para mjekëve të spitalit infektiv, për t’u thënë se ka vendosur t’u rrisë pagat, një fakt që PD e ka publikuar prej kohësh, si pjesë të strategjisë së saj për sistemin shëndetësor, sapo të vijë në pushtet rrogat e mjekëve do rriten në 1200 euro ndërsa e infermjerëve në 700 euro! Por si cdo kopjac, që nuk e ka të vetën idenë, nuk di të thotë se sa do i rrisë pagat e mjekëve e infermierëve, por bën premtime elektorale duke mbetur tek niveli i retorikës së propagandës ndërkohë që për 8 vite nuk pati asnjë rritje pagash vetëm mbushje xhepash të oligarkëve!!!

Njëlloj nuk arrin të materializojë si duhet, as sugjerimin tjetër të PD, vaksinimin falas të të gjithë popullsisë për gripin stinor! Edi Rama premtoi sot vaksinim falas të kategorive të caktuara të popullsisë, si të ishte ndonjë risi rilindase!!! Në fakt kjo ka qenë e mundur që në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike dhe cdo qytetar që e përfiton e ka të qartë këtë, njëlloj sic ka edhe propagandën farsë të Edi Ramës! C’ka PD ka sugjeruar është vaksinimi falas i të gjithë popullatës për gripin stinor, në kushtet kur askush nuk e di se si do sillet Covid-19, me shfaqjen e këtij gripi! Këtë Edi Rama nuk po e kupton dot! Njëlloj asnjë fjalë për buxhetin për shëndetësinë, edhe pse e ka renditur Shqipërinë, si vendi me shpenzimet më të ulëta në Europën Juglindore, c’ka rrit pasiguritë para muajve të ardhshëm! Gropa e thellë që ka krijuar në buxhetin e shtetit për shkak të prioritizimit të PPP-vë e tenderave sekretë korruptivë, po shndërrohet në kosto për sektorin që ka më shumë nevojë në këtë periudhë, shëndetësinë! Përse nuk rishikohet buxheti për shëndetësinë? Përse konsiderohen të paprekshme koncesionet e PPP-të në shëndetësi, para një pandemie? Përse jemi ende të fundit në rajon për numrin e ulët të testimeve dhe cila është prejardhja e mënyra e sigurimit të atyre, që vazhdojnë të mbeten enigmë? Kur do plotësohen me pajisje e staf spitalet Covid 3 dhe 4, në mënyrë që “Shefqet Ndroqi” të rikthehet në profilin e vet, si i vetmi spital i specializuar për sëmundjet pulmonare?

As edhe një përgjigje, e as edhe një ide nuk ka Edi Rama për asnjërën nga këto tema të nxehta që do i kemi aty, edhe më të rënduara në muajt e ardhshëm, nëse nuk veprohet!

Rikthimi pas muajsh të tërë me ide të kopjuara keq, dëshmon se shëndeti i qytetarëve nuk është shqetësim i Edi Ramës, as në kohë pandemie, e me të panjohurën e muajve të ardhshëm! Cdo ditë në karrike, Edi Rama është kosto për shqiptarët dhe e dëshmon vetë me zë e figurë edhe përmes ERTV-së!”, – shkruan Spahia.

Paraardhëse

Ambasadorja Yuri Kim eksploron bregdetin e jugut, ja kush është gazetari i njohur shqiptar që e shoqëron (FOTO)

Pasardhëse

‘TCH’ e hodhi në gjyq pas largimit të bujshëm, aktores Delinda Disha nuk i del inati me Portokallinë, ‘thumbon’ publikisht spektaklin

Pasardhëse

‘TCH’ e hodhi në gjyq pas largimit të bujshëm, aktores Delinda Disha nuk i del inati me Portokallinë, ‘thumbon’ publikisht spektaklin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.