• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Deklarata e fortë e Bylykbashit: Kjo është arsyeja pse Rama ka frikë ODIHR

2 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi është shprehur se kryeministri Edi Rama ka frikë nga ODHIR dhe ka listuar disa arsye për këtë.

Përfaqësuesi i demokratëve në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore pohoi se “Ja si është kthyer PS-ja 20 vite pas dhe kërkon te manipuloje rezultatin, madje jo duke manipuluar sistemin zgjedhor, por duke e ndryshuar ate kur gara ka filluar. Per kete arsye ka frike nga ODIHR dhe bllokon Këshillin Politik qe te kerkoje asistencen e tij, sepse e di pergjigjen.”.

Postimi i Bylykbashi

“Ja pse Rama ka frike ODIHR-in

Ne vitin 2001 PS-ja kishte hartuar sistemin zgjedhor e vetme, me votat e saj. ‎Nje sistem i komplikuar qe mund te manipulohej. Pikerisht sistemi qe prodhoi Dushkun famekeq qe i dha padrejtesisht PS-se 9 deputete. Por nuk qe vetem Dushku. PS shpiku edhe trukun e kandidateve te pavarur fallso.

Per te manipuluar sistemin dhe rritur rezultatin me te njejtat vota te marra‎, PS regjistroi shume ministra dhe drejtues te saj si kandidate te pavarur. Nese ata fitonin, nuk quheshin si deputete te PS dhe sistemi zgjedhor nuk ia zbriste PS-se nga llogaritja e pergjitheshme. Nese nga vota e pergjitheshme proporcionale PS-se do t’i takonin 61 deputete, por ne mazhoritar kishte fituar 61 te tille, PS nuk do perfitonte mandate kompensuese nga proporcionali (61 me proporcional minus 61 ne mazhoritar = 0 mandate kompensuese). Por nese 10 prej deputeve socialiste ishin zgjedhur si te “pavarur”, keta nuk do t’i llogariteshin PS-se e cila do te quhej se kishte fituar vetem 51 deputete nga mazhoritari dhe do t’i takonte te merrte edhe 10 te tjere si kompensim nga proporcionali. Me kete truk, ne vend qe PS te merrte vetem 61 deputete sa i takonte, do te merrte 71 te tille (51 zyrtarisht dhe 10 te “pavarur” nga mazhoritari, plus 10 nga proporcionali) dhe keshtu do te formonte qeverine.

Opozita kishte bojkotuar referendumin e manipuluar te Kushtetutes ne 1998 dhe raundin e dyte te zgjedhjeve lokale te masakruara te 2000 si dhe protestonte ne bulevard thuajse cdo dite ndaj shkeljes se te drejtave.

Nje nderkombetar shume i rendesishem asokohe ne Tirane madje shprehej se “nese gjetja e PS nuk ndalohet nga ligji, atehere eshte e lejuar”. Me kete “leje” ne xhep, PS filloi fushaten. Kandidatet e saj te “pavarur” fallso qe deri para fushate ishin ministra, benin fushate me postera me logon e PS-se.

Por nje profesor i shquar dhe ekspert nderkombetar‎ u skandalizua kur e degjoi kete dhe e denoncoi publikisht ne deklarate per shtyp ne Rogner.‎ ODIHR u shqetsua shume per mundesite manipulative te ketij truku dhe ne Tirane erdhi vete Drejtori i ODIHR. Ne oborrin e OSBE te mbushur me nderkombetare dhe media, me nje anglishte me theks francez, ai deklaroi: “Kandidatet e pavarur jani si grate shtatezena. Grate ose jane shtatezena ose nuk jane. Edhe kandidatet e pavarur, ose jane vertet te pavarur ose nuk jane.” Te pranishmit qeshen me batuten lapidare qe vrau fallsitetin e “te pavarurve” te PS-se. Nderkaq, ata qe ishin aty e qe kishin mbeshtetur kete gjetje te PS-se, ulen koken dh‎e heshten. Me pas KQZ u detyrua t’i varte tek PS ministrat socialiste qe garonin si te pavarur‎.

Kjo eshte nje histori e vertet e qershorit te 2001. Ja si eshte kthyer PS-ja 20 vite pas dhe kerkon te manipuloje rezultatin, madje jo duke manipuluar sistemin zgjedhor, por duke e ndryshuar ate kur gara ka filluar. Per kete arsye ka frike nga ODIHR dhe bllokon Keshillin Politik qe te kerkoje asistencen e tij, sepse e di pergjigjen.”, ka shkruar Bylykbashi.

Paraardhëse

U largua me shumë zhurmë nga ‘Top Channel’, Xhemi Shehu i surprizon të gjithë me veprimin që bën para nisjes së ‘Portokallisë’

Pasardhëse

Ministri i Mbrojtjes në Serbi jep alarmin: Ky lajm që dha kryeministri Rama është një katastrofë e madhe

Pasardhëse

Ministri i Mbrojtjes në Serbi jep alarmin: Ky lajm që dha kryeministri Rama është një katastrofë e madhe

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.