• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Deklarata e Berishës që rrëzoi çadrën e Bashës

21 March, 2017
në Opinion
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Flogert Muça*

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në zyrën e tij ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu. Takimi zhvillohet në një moment delikat për opozitën e cila prej mbi një muaji ka braktisur jetën parlamentare dhe ka paralizuar reformën më të rëndësishme në 25 vjet demokraci, atë në drejtësi dhe specifikisht ligjin e Vetting-ut i cili është dhe hallka kyçe për zbatimin e mëtejshëm të reformës në tërësi. Njëkohësisht me këtë vendim Partia Demokratike ka bllokuar edhe çeljen e negociatave me BE-në, ku siç u shpreh para pak javësh Federika Mogherini, është kushti i vetëm që BE të hapë dyert për Shqipërinë.

Megjithatë, sa herë ka të tilla kriza, ambasadori Lu drejtohet për te Berisha, sepse e di mirë se është akoma ai që vendos për fatin e Partisë Demokratike dhe rrugën që ajo do ndjekë. Takimi i sotëm i cili zgjati afro një orë nuk është zbardhur akoma nga ambasada amerikane, por ish-kryeministri Berisha ka shpërndarë një deklaratë për mediat ku shkruan pikat, që diskutoi sot me ambasadorin që aq shumë PD e ka anatemuar. Në komunikatë Berisha bën me dije se ka i ka shprehur ambasadorit Lu shqetësimin e Partisë Demokratike për drogën dhe krimin që sipas tij janë kërcënim serioz për vendin.

Por, ajo që të bën përshtypje në gjithë deklaratën e shpërndarë për mediat nga Berisha, është se në asnjë rresht Berisha nuk flet për qeveri teknike. Ndryshe nga Basha, i cili e ka ngritur gjithë retorikën e tij politike mbi qeverinë teknike si të vetmen zgjidhje për të hyrë në zgjedhje, Berisha është shprehur se zgjedhjet do të mbahen, duke mos përmendur as “qeveri teknike” e as “zgjedhjet e lira”, që kanë qenë fjalët kyçe të Bashës çdo ditë në çadër e media.

Kësilloj Berisha sot ka rrëzuar fushatën një mujore të Bashës duke nxjerrë në pah një të vërtetë të thjeshtë se në Partinë Demokratike ka dy linja dhe në fakt kjo është kriza e vetme në gjithë këtë histori me “qeveri teknike” e çadra ironike. Një qëndrim i tillë i Berishës sot ka kthyer me këmbë në tokë edhe ata deputetë brenda Partisë Demokratike që kanë besuar në një moment se Basha po merrte kontrollin e organizatës së tyre politike. Afër mendsh që secili prej atyre që ka shkuar në atë çadër deri sot me pretendimin e “qeverisë teknike” apo me pretekstin e “zgjedhjeve të lira”, qofshin ata gazetarë, figura publike apo “shoqëri civile”, sot kanë marrë një përgjigje troç nga lokomotiva e PD-së. E kur ai e thotë një gjë, zor se ndokush ka guximin të thotë të kundërtën e jo më të veprojë ndryshe.

Qëndrimi i beftë i Berishës sot i ka kthyer edhe demokratët naivë që menduan se Basha po drejton Partinë Demokratike, me këmbë në tokë. Sali Berisha është me të vërtetë një opozitar i ashpër, por e di fort mirë se mos-pjesëmmarja në zgjedhje është vetëvrasje për Partinë Demokratike. Ai e di më mirë se kushdo tjetër aty se mos-pjesëmarrja në zgjedhje i bën dëm vetëm partisë së tij, ndaj sot pas takimit të ambasadorin Lu, i dha një “shuplakë” dhe i hodhi në kosh të gjitha deklaratat e Bashës dhe kërcënimet e tij që rrezikonin ekzistencën e Partisë Demokratike.

Doktori ka ditë që e ka braktisur çadrën dhe shkon aty vetëm për ditë të enjte, ku mban fjalimin e tij që do mbante në Parlament, por i pashqetësuar se kryetari i Kuvendit do t’i thotë që i ka mbaruar koha e fjalës. Ai shkon dhe flet me gjuhën e tij për të karikuar demokratët të cilët sot i kanë më shumë se kurrë sytë nga ai. Sepse edhe ata e dinë se vetëm Berisha mund ta shpëtojë Partinë Demokratike nga shfarosja e cila mund të vijë si pasojë e një vendimi fatal nga Basha për të mos hyrë në zgjedhje nga frika se i humb ato, e bashkë me zgjedhjet dhe karrigen e kryetarit.

Berisha sot qe i qartë në deklaratën e tij. Ai sot i tha “jo” pretendimeve të Bashës dhe i tregoi edhe njëherë opinionit publik se kriza e vetme politike në Shqipëri janë linjat e ndryshme brenda Partisë Demokratike të cilat Basha po i kamuflon si krizë zgjedhjesh./Lexo.al

Paraardhëse

Shkuleni çadrën ose Artan Lame ta legalizojë

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e mërkurë 22 mars 2017

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e mërkurë 22 mars 2017

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.