• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Degët e LDK kundër Thaçit president

30 January, 2016
në Kosovë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas vendimit të kryesisë së nëndegës së LDK-së në Ulpianë-Prishtinë për mosvotimin e Hashim Thaçit për president të Kosovës, tani edhe një nëndegë tjetër ka bërë një kërkesë të tillë.

Nëndega e Lidhjes Demokratike të Kosovës “Tophane2” në Prishtinë (pjesë e degës IV e LDK-së) pas mbledhjes së mbajtur sonte ka vendosur që mos ta përkrah Thaçin në krye të presidencës.

Kryetari i kësaj nëndege, Ergyn Janjevaliu ka treguar për “Zeri.info” rrjedhën e këtij takimi me kryesinë dhe elektoratin e kësaj pjese të Prishtinës.

“Kemi pas një mbledhje rreth orës 21:00, nëndega “Tophane-2” e cila është pjesë e degës së IV e LDK-së. Përveç pikave tjera, njëra ishte pyetja për elektoratin për zgjedhjen e presidentit dhe a e përkrahin zgjedhjen e Thaçit për president. Në bazë të mendimeve ku morën pjesë kryesia e nëndegës, kemi pru një vendim me një kërkesë duke ju drejtuar edhe organeve qendrore të LDK-së dhe deputetëve të LDK-së në Parlamentin e Kosovës.

“Në asnjë formë dhe asnjë mënyrë mos ta votojnë Hashim Thaçin për president të Kosovës”.

Sipas tij, elektorati i nëndegës “Tophane2” nuk e përkrah zgjedhjen e tij për president duke përmendur disa prej dështimeve të zv.kryeministrit të Republikës.

“Duhet pasur parasysh se z.Thaçi nuk i plotëson as kushtet, as kriteret dhe asnjë normë për me qenë president i Kosovës. Arsyjet janë se elektorati i LDK-së edhe më parë ka qenë kundër koalicionit me PDK-në por e dimë se qysh ka ardhur deri tek koalicioni, pa dëshirën e elektoratit të LDK-së ku janë marrë obligime.  Duke e ditur qysh në kohërat e vjetra, z.Thaçi ka qenë një kundërtash i ashpër i presidentit historik Rugova, duke u nisur nga ajo pikë, por ne e dimë se LDK ka marr obligime me koalicionin me LDK-në por nuk do të thotë kjo se z. Thaçi duhet të zgjedhet patjetër për president”, ka thënë Janjevaliu.

Arsye tjera, sipas tij, janë se nuk është person unifikues i qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe puna e tij e dështuar sikurse kur ka qenë përpara në Qeveri dhe tani zv.kryeministër.

“Duke filluar kur ai ka ardhur si Ministër i Punëve të jashtëm kanë ardhur vetëm 2 njohje, dështimi në pranimin në UNESKO si dhe dështimi për liberalizimin e vizave të cilin e ka premtuar shumë herë. Pika më e rëndësishme është se ai nuk është person unifikues dhe nuk parapëlqehet nga shumica e qytetarëve të Kosovës. Edhe pse e dimë se jemi në koalicioni me PDK-në, ne ju kishim parashtruar një pyete: A nuk ka PDK-ja ndonjë personalitet tjetër për president, apo është vetëm z.Thaçi aty për kryeministër, president e kryetar partie. Ne e dimë se ka njerëz të cilët edhe ne PDK e meritojnë të jenë president të Kosovës”, është shprehur ai.

Në fund, kryetari i nëndegës së LDK-së në “Tophane2” ka thënë se pas zgjedhjes së Thaçit president, ky i fundit mund ta prish koalicionin me partinë e tyre.

“Nuk i besojmë z.Thaçi që nëse zgjidhet ai për president të Kosovës se nuk do ta prish koalicionin pas një kohe shumë të shkurtër”, ka thënë ai. /Zëri/

Paraardhëse

Vrasja e Çollakut, në kërkim ish-oficeri i policisë

Pasardhëse

Prapaskenat e një plani në PS që po mbahet sekret

Pasardhëse

Prapaskenat e një plani në PS që po mbahet sekret

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.